Albspirit

Media/News/Publishing

Denoncimi i mjekut: Shëndetësi falas? Në urgjencë nuk ka serum

“Kur një urgjencë nuk ka as serum, për çfarë dreqin qëndron hapur!? Çfarë funksioni mund të kryejë? Me çfarë mund t’ju gjendet për ndihmë të parë njerëzve? Me buzëqeshje? Kjo është shëndetësia falas? Ku jetojmë? Në zemër të Evropës, me standarde Afrike, në 2016? Për çfarë shërbejnë sigurimet shëndetësore?”

Është ky një rast denoncimi i publikuar nga Nisma Thurje, ku edhe një herë vihet në pikëpyetje “shëndetësia falas”. Një qytetar i është drejtuar Ambulancës Nr. 8 për një rast helmimi. Në raste të tilla, marrja e një serumi është e domosdoshme për pastrimin e organizmit, por, me sa duket, Ambulanca Nr. 8 ( në zemër të bllokut) nuk ka pasur as serum.

Mjeku që e ka dëgjuar kërkesën e pacientit, i është shprehur më këto fjalë: “Do të doja t’ju ndihmoja, por s’mundem. Ne nuk kemi asnjë serum. Ose shkoni diku tjetër, ose blijeni vetë në farmaci”. Duke qenë se qeveria është e zënë me publikimin e historive të suksesit, qytetari ka vendosur ta blejë vetë.

Please follow and like us: