Albspirit

Media/News/Publishing

Kotzias: Për ekstradimin e 8 ushtarakëve turq do të vendosë gjykata

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një dekalaratë që bëri pas takimit në Shkup me homologun maqedonas tha se janë gjykatat greke ato që do të vendosin për ekstradimin në Turqi të 8 ushtarakëve që kanë kërkuar strehim politik në Greqi.

 

yunanistan'a kaçan 8 darbeci asker.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, pas takimit të tij me homologun e tij maqedonas në Shkup, në lidhje me kërkesën zyrtare të Turqisë për ekstradimin e tetë ushtarakëve turq, të cilët u arratisën në Greqi me helikopter pas dështimit të tentativës për grusht shteti në Turqi, deklaroi se fati i tetë ushtarëve turq të cilët kërkohen të ekstradohen në Turqi do të zgjidhet nga gjykatat greke, të cilat do të hulumtojnë nëse kanë qenë pjesëmarrës në tentativën e dështuar të 15 korrikut.

Kotzias theksoi se kjo kërkesë diplomatike e Turqisë ka mbërritur në Greqi para 3-4 ditëve, siç tha ai, “një muaj pas tentativës”. Ai njoftoi se dokumenti është dorëzuar tek autoritetet gjyqësore, të cilat do të vendosin për hapat e ardhshme.

“Ne që nga fillimi ishim kundër kësaj tentative për grusht shteti në Turqi, pasi në vitin 1967 edhe populli grek ka qenë viktimë e një tentative të tillë. Greqia është shtet i civilizimit evropian, demokracia athinase, e cila ka pasur ndikim në këtë civilizim është një shtet i të drejtës dhe që respekton procedurat ligjore. Ne si qeveri greke kemi deklaruar se fati i tetë oficerëve turq do të zgjidhet në gjykatat greke sipas zbatimit të ligjit grek dhe evropian. Sigurisht që gjykatat do të duhet të hulumtojnë dhe të vërtetojnë nëse këta tetë persona kanë qenë apo jo pjesëmarrës në këtë tentativë”, deklaroi Kotzias.

Sipas tij, pas krizës së fundit Greqia dhe Turqia janë duke diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për të gjetur rrugë të reja për bashkëpunim.

“Falënderoj Zotin që kjo tentativë nuk pati sukses, sepse ushtria nuk duhet të përzihet në pushtetin politik. Si ministër i Jashtëm dua të them, pa marrë parasysh problemet që kemi pasur gjatë kohës së udhëheqjes së Presidentit Erdoan, asnjëherë nuk kemi pasur incident më të nxehtë mes dy vendeve. Ne si Greqi duam një Turqi me orientim evropian, me shtet ligjor dhe aq sa më demokratik të jetë vendi fqinj i yni, aq më tepër ne do të mund të bashkëpunojmë”, tha Kotzias.

Në lidhje me organizatën terroriste FETÖ, e cila vepron jashtë Turqisë përmes institucioneve të ndryshme, Kotzias bëri të ditur se institucionet që kanë lidhje me këtë organizatë në Greqi nuk ekzistojnë, si dhe shtoi se është në dijeni se Fethullah Gylen akuzohet nga Turqia si udhëheqës i tentativës për grusht shteti, por siç tha Kotzias, më e rëndësishme është të shihet se çfarë do të vendosin amerikanët për Pensilvaninë (Gulenin).

Në kërkesën për ekstradim të përgatitur nga prokuroria e Stambollit, kërkohet ekstradimi i tetë ushtarakëve që gjendeshin në helikopterin e tipit Sikorsky S70 Hawk S/N me numër regjistri 11308, pjesë e inventarit të Forcave të Armatosura Turke dhe që zbriti në Aeroportin e Aleksandropojës në Greqi më 16 korrik 2016, me akuzat “Shkelje e Kushtetutës duke përdorur forcë dhe dhunë”, “Tentativë për atentat ndaj presidentit të shtetit”, “Krime ndaj organit ligjvënës dhe qeverisë” dhe “Grabitje në bashkëpunim me armë”.

Please follow and like us: