Albspirit

Media/News/Publishing

Kush paguan për jetën luksoze të Bleona Qeretit?

Kush paguan për jetën luksoze të Bleona Qeretit?

Bleona, ajo ka dhënë një intervistë për Blendi Fevziun në ‘Opinion’, ku është pyetur prej Fevziut se ku i gjen paratë dhe kush investon për të. Bleona iu përgjigj duke thënë se është një firmë ajo që investon tek ajo, siç investohet për një markë të çfarëdolloji:

‘Është një firmë investitorësh që investon ashtu siç do të investonte në çdo brand (markë) tjetër’, ka thënë ajo.E pyetur nga Fevziu se si pritet që ata ta marrin mbrapsht frytin e këtyre investimeve, Bleona ka thënë se është çështje kohe, duke e krahasuar veten me një pemë që po rritet gjithmonë e më shumë:

‘Kjo do të ndodhë kur kjo pema jote me shumë degë, të fillojë të funksionojë’

Fevziu e ka ndërprerë për ta pyetur se çfarë do të ndodhte nëse kjo pemë nuk do të funksiononte asnjëherë, e Bleona i ka thënë se tashmë ajo ka filluar të funksionojë, pas ‘suksesit tim të parë me ‘Take You Over”.

Ndiqni videon e shpërndarë nga Opinion.al:

Media

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=DznK_3LqBrs?rel=0&fs=1&wmode=transparent]
Please follow and like us: