Albspirit

Media/News/Publishing

MAQEDONIA TE ZYRTARIZOJE GJUHEN SHQIPE

Përmes ligjeve (kushtetuese)shqiptarët popull i ndaluar në Maqedoni/

Reagim i SHSHA në Çikago/

Pas ndryshimeve të ashtuquajtura ‘demokratike’ në Maqedoni, gjendja e barazisë kombëtar për popullin shqiptar si popull i dytë shumicë në hapësirën e vet etnike,ka mbetur pezull dhe në duart e ‘ligjeve’ sikures në kohën e Angel Çemerskit, të Llazar Kolishevskit dhe të regjimit komunist,kështu e nis reagimin për opinion SHSHA në Çikago.

Ka vite që flitet për ‘zyrtarizimin’ e gjuhës shqipe dhe kjo më shumë ka mbetur diksurs politik për lojën e paspërdeve politike në Maqedoni, ku për fat të keq janë bërë protogonistë të nënshtrimit, të puthadorëve, të përbuzjes kombëtare edhe spektri i gjerë politik shqiptar që, për hirë të (pa)kualicioneve dhe të hyrjes sa më parë në korridorët e qeverisë (maqedonase) shantazhojnë kombin shqiptar dhe vetëvetën,thuhet në reagimin shqiptaro-amerikan.

Pse gjuha shqipe nuk është bërë (zyrtare)pyet me shqetësim SHSHA në Çikago. Kë po e pengon gjuha e lashtë e një populli më të lashtë në hapësirën e vet kombëtare. Pse kaq shumë përbyzja nga shtylla kryesore e një kombi si është shenja dalluese e gjuhës shqipe, që në kulturën botërore njihet dhe respektohet si gjuhë e lashtë, ndërsa në Maqedoni pushteti luan lojën e nënçmimit ndaj popullit shqiptar dhe ndaj gjuhës së tyre të lashtë sa vetë Evropa, thonë zeshëm në Çikago.

Kush po e nënçmon gjuhën e popullit shqiptar ,po i trregojmë [ Sllave Gjergj Dimovski dhe Mile Stefoski se ‘gjuhën maqedonase’ e krijuat hic më larg vetëm pas Luftës së Dytë Botërore që përfundoi krijimi i gjuhës letrare duke marrë për bazën e saj  e folmja e qytetit të Velesit, në sajë të angazhimit të lingusitit tuaj Blazhe Koneski (!). E tredita e shkrimit shqip,zotëri të gjuhës nëpër xhepa,në historinë e traditës së shkrimit shqip që ka nisur nga shekulli XV-XVI me Gjon Buzukun. Atëherë mos luani dhe përbuzni kulturën e lashtë të gjuhës dhe të kombit shqipar në këto hapësira, që as sot e gjithë ditën njuk e dijmë se nga keni ardhur dhe kah po shkoni pa shqiptarët në tokën e vet, thuhet në përgjigjen e SHSHA-së për përgjegjësit e Mitungut të Poezisë në Strugë.

Please follow and like us: