Albspirit

Media/News/Publishing

Përkeqësohet bilanci i tërmetit në Italinë Qendrore, 267 të vdekur

Përkeqësohet bilanci i viktimave të tërmetit me magnitudë 6,2 ballë Rihter, që preku Italinë Qendrore, duke arritur në 267 të vdekur, nga të cilët 207 janë në Amatriçe, 49 në Arkuata dhe 11 në Akumoli…

 

Përkeqësohet bilanci i tërmetit në Italinë Qendrore, 267 të vdekur

Përkeqësohet bilanci i viktimave të tërmetit me magnitudë 6,2 ballë Rihter, që preku Italinë Qendrore, duke arritur në 267 të vdekur, nga të cilët 207 janë në Amatriçe, 49 në Arkuata dhe 11 në Akumoli.

Të plagosurit, të cilët janë dërguar në spitalet e Lacios, Umbrias dhe Markes, kanë arritur në rreth 400.

Deri dje, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat plot 238 persona.

Tronditjet e regjistruara kanë arritur në 928 nga data 14 gusht dhe 57 vetëm mbrëmjen e djeshme.

Qeveria italiane shpalli zi kombëtare dhe flamujt u ulën në gjysmështizë.

Kryeministri Matteo Renzi vizitoi zonën e fatkeqësisë dhe premtoi ndihma për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Sakaq, Matteo Renzi thirri Këshillin e Ministrave në një mbledhje urgjente të paparashikuar me agjendë tërmetin, njoftoi kanali “RaiNews24” duke theksuar se në zonat e prekura nga fatkeqësia sizmike u shpall gjendje e jashtëzakonshme dhe u akordua një fond fillestar prej 50 milionë euro, që do të rritet në fazat e ardhshme.

Ekspertët nënvizojnë se pasojat e kësaj fatkeqësie mund të rezultojnë më të rënda sesa ato të tërmetit në Akuila më 6 prill 2009, ku humbën jetën 308 persona.

Please follow and like us: