Albspirit

Media/News/Publishing

Plazhi i Dashurisë

“Plazhi i Dashurisë” është një ndër më të bukurit në botë. Ai njihet jo vetëm për formën e veçantë që ka, por edhe për ujërat e kristalta si dhe rënën e bardhë si miell. Ndoshta keni dëgjuar për të, por shumë pak e dinë historinë e këtij plazhi. Plazhi i njohur me emrin “La Playa del Amor”, ndodhet në Meksikë në arqipelagun Islas Marieta, zonë që konsiderohet si plazhi më i bukur në botë.

Kjo zonë ka qenë një shënjestër e vazhdueshme e ushtrisë së qeverisë meksikane dhe interesant është fakti, se kjo mrekulli është krijuar nga një shpërthim i ushtrisë meksikane, gjatë një stërvitje aty. Ndërsa për të shkuar në këtë vend duhet të notoni rreth 6 kilometra në një tunel. Ishujt e krijuar nga vullkanet konsideroheshin nga ushtria të pabanueshëm dhe përdoreshin vazhdimisht si test për armët.

Për të gjithë ju që e dashuroni detin dhe notin, kjo është një mundësi e mirë, por kujdes, edhe partneri/partnerja duhet të dijë të notojë.

Please follow and like us: