Albspirit

Media/News/Publishing

Antibiotiku natyral që vret çdo infeksion në trupin tonë

Antibiotiku natyral që vret çdo infeksion në trupin tonë

Shumë shekuj më parë kur ilaçet ende nuk kishin këtë stad zhvillimi, njerëzit kuronin sëmundje pa fund me një trajtim të fuqishëm dhe natyral.
Është një antibiotik i pastër, antiseptik dhe lufton çdo infeksion duke e mbajtur të ekuilibruar qarkullimin e gjakut, ndërsa vret mikrobet dhe bakteret.
Për këtë recetë, keni nevojë për një palë doreza për të shmangur kontaktin me specat djegës.

Përbërësit:
2 lugë gjelle turmerik pudër ose dy copa rrënjë turmeriku
700 ml uthull molle (organike)
¼ kokërr hudhre të copëtuar imët
¼ qepë të copëtuar imët
2 speca djegës të freskët (sa më djegës)
2 lugë gjelle rrikë të grirë

Përgatitja
Përzieni të gjithë përbërësit bashkë përveç uthullës së molles në një kavanoz. Më pas hidhni uthullën e mollës sipër përzierjes, mbylleni mirë kavanozin dhe ruajeni në vend të errët për 2 javë.
Tundeni përzierjen disa herë në ditë gjatë periudhës 2-javore. Në fund të kësaj periudhe, kullojeni lëngun dhe mbajini pjesët e mbetura për t’i përdorur në sallata dhe kombinime të tjera ushqimesh.

Përdorimi
Pini një lugë çaji nga lëngu që morët në fillim dhe më pas shtojeni dozën në një gotë të vogël. Për probleme më serioze që keni, mund t’a nisni dhe me 5-6 lugë çaji në ditë.
Shija e pijes është shumë e fortë, ndaj kombinojeni me një fetë limoni që të parandaloni ndjesinë e djegies. Para se t’a kapërdini bëjini garagarë gojës me të, por mos e shoqeroni asnjëherë me ujë. Nëse po e përdorni për fëmijë apo gra shtatzënë, dozat janë më të vogla.

Please follow and like us: