Albspirit

Media/News/Publishing

GREKËT TË SHQETËSUAR PËR ALEANCËN E RAMËS ME ÇAMËT

 Grekët të shqetësuar për aleancën e Ramës me çamët

Udhërrëfyesi për të cilën është rënë dakord Qershorin e kaluar mes Shqipërisë dhe Greqisë për të përmirësuar lidhjet dypalëshe duket të jetë duke u shkatërruar, sipas burimeve diplomatike në Athinë, të cilat paralajmërojnë se nëse bisedimet nuk do të nisin shpejt, plani mund të anulohet.

Kështu shkruan sot e përditshmja greke “Kathimerini“, e cila kujton se çështjet kryesore që ndajnë të dy kombet përfshijnë mënyrën e trajtimit që Shqipëria bën për pakicën etnike greke, mosmarrëveshja ende e pazgjidhur e paktit detar dhe kërkesa e Tiranës për kompensimin e anëtarëve të komunitetit çam që u dëbuan nga Greqia në Luftën e Dytë Botërore, shkruan gazeta greke.

“Greqia e ka hedhur poshtë prej kohësh këtë kërkesë, duke pretenduar se çamët që jetojnë sot në vend ishin bashkëpunëtorë të nazistëve”, vijon artikulli më tej. Burime diplomatike ia atribuojnë këtë qëndrim në vend numëro sa i takon bisedimeve pjesërisht problemeve në frontin e brendshëm, por kryesisht retorikës nacionaliste që buron nga qeveria e Edi Ramës në Tiranë, e cila ka krijuar tensione të freskëta si me Greqinë dhe Serbinë, vijon artikulli.

“Kathimerini” shkruan edhe për një fërkim që thotë se ka lindur mes Shqipërisë edhe Turqisë sa i takon kërkesës së kësaj të fundit për mbylljen e shkollave muslimane që kanë lidhje me klerikun turk Fethullah Gulen, i cili shihet dhe akuzohet drejtpërdrejt nga Ankaraja si ideator i tentativës për grusht shteti në muajin korrik.

Autoritetet në Greqi janë të shqetësuara se bashkëpunimi i Ramës me çamët e partisë PDIU do të pengojë përpjekjet e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, sidomos tani që Shqipëria pritet të mbajë zgjedhjet e përgjithshme verën e ardhshme.

Please follow and like us: