Albspirit

Media/News/Publishing

“Jena na” kryeson “The Top List”

“Jena na” kryeson “The Top List”

“Jena Na” thotë Ardit Cuni dhe Vesa Smolica por duket se bashkë me ta janë dhe të gjithë fansat, të cilët kanë votuar dyshen e talentuar, duke bërë që këtë javë të kryesojnë “The Top List”.

“Jena Na” është bërë pjesë e klasifikimit të 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare rreth 5 javë më parë, ku për dy javë është pozicionuar në vendin e dytë ndërsa për këtë javë rrëmben trofeun e vendit të parë.

Kjo javë nuk ka sjellë ndryshime të mëdha në renditje, pasi shumica e këngëve janë ngjitur ose zbritur me 1 ose 2 pozicione.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, në këtë javë janë futur 3 të tilla, MC Kresha & Lyrical Son “Spo ma nin”, Nora Istrefi “Majëm” dhe Getinjo Ft. Kida “Ku je”, duke bërë kështu që të mos jenë më pjesë e renditjes Mc Kresha  & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop, Mc Kresha & Lyrical Son ft. Keepman – Thirri Krejt Shoqet dhe Besa – Hangover.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhet të jetë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 37-të të “The Top List”, Top Awards:

Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na
Xhensila – Hight Love
Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
Alban Skenderaj – Engjell
Butrint Imeri – E Jona
Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
Elvana Gjata – Njesoj
Alban Skenderaj – Duart lart
Mc Kresha & Lyrical Son – Spo ma nin
Lyrical Son – I re pishmon
Nora istrefi – Majem
Adrian Gaxha & Franques – My Girl
Young Zerka – Love
Getinjo ft. Kida – Ku je?
Vedat Ademi ft. J Gashi – Thirrem Dashuri
Offchestra – Pa Jelek
Dafina – Shot calling

Please follow and like us: