Albspirit

Media/News/Publishing

Mamma mia! Italianët!

Mamma mia! Italianët!

Turizmi shqiptar ka parë dy dukuri të ndryshme këtë vit. Një pakësim të vendasve dhe një vërshim të italianëve.
Italianët këtë vit, sidomos në Jugun e Shqipërisë, kanë qenë më të shumtë se polakët, cekët dhe se edhe vetë “besnikët” nga Kosova. Në Sarandë, Ksamil, Borsh, Qeparo, qëllon të dëgjosh më shumë italisht se sa shqip.
Ata hanë dhe “përlajnë” cdo gjë të freskët deti, duke rritur akoma dhe më shumë cmimet për shqiptarët vendas.
Pasioni i tyre për datterit, guacka këto të ndaluara në Itali dhe BE, sepse gjuetia e tyre shkatrron fundin shkëmbor të detit është e famshme. Peshku i egër, që gjuajnë shqiptarët nuk mjafton për tryezat e tyre.
Por përvec familjarëve të shumtë, janë edhe “peshkaqenët single”, që vijnë edhe për mish të freskët vajzash të dsiponueshme që qarkullojnë nëpër agjencitë e prostitucionit on line të Shqipërisë.

Please follow and like us: