Albspirit

Media/News/Publishing

Meksika thyen rekordin botëror për mozaik

TTTT

Mariach-it e Meksikës kanë thyer rekordin Guiness të mbajtur më parë nga Kanadaja për mozaikun më të madh të punuar me sombrero. Mozaiku i veçantë do të qëndrojë në Meksikë deri në datën 4 shtator dhe më pas do të udhëtojë nëpër botë, për të gjithë ata që duan ta shohin këtë krijim më nga afër. Muzika tradicionale e mariachi-ve është e renditur në listën e trashëgimive kulturore të UNESCO-s.

Disa mariachi të apasionuar në Meksikë, kanë thyer rekordin botëror Guiness për mozaikun më të madh të krijuar me sombrero tradicionale, duke thyer rekordin që më parë e mbante Kanadaja.

Sipas zyrtarëve, janë përdorur 2.684 pjesë dekorative për mozaikun me sombrero, duke e mundur lehtësisht Kanadanë, e cila e mbante rekordin botëror me 2.030.

Ky rekord Guiness u vendos në Samitin Ndërkombëtar të Mariachi-ve në Guadalajara, që bashkon mariachi-it më të mirë të Meksikës dhe mbarë botës.

“Për Rekordet Botërore Guiness është një privilegj të japë këto çmime që do të njihen në gjithë botën. Ato do të kenë një impakt pozitiv dhe do t’i tregojnë njerëzve se gjithnjë mund të bësh më të mirën në diçka,” u shpreh zyrtari i Rekordeve Guiness, Carlos Tapia.

Mozaiku më i madh me sombrero do të qëndrojë në Meksikë deri në përfundim të Samitit, më 4 shtator. Më pas, sipas Carlos Tapia, ai do të udhëtojë dhe do të bëhet i njohur botërisht.

Në 2011, UNESCO e shtoi muzikën mariachi në listën e trashëgimisë kulturore, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=5BsrVmk94zE?feature=oembed]

Please follow and like us: