Albspirit

Media/News/Publishing

MUND TË BINI NË DASHURI PAS PUTHJES SË PARË? JA Ç’THONË STUDIMET

 

Është e mundur që puthja e parë të shenjojë fillimin dhe jetëgjatësinë e një marrëdhënie? Në seritë e “”Love At First Kiss”, dy të panjohur u puthën me njëri-tjetrin, pa bashkëveprim paraprak, për të parë nëse ka kimi seksuale. Por si qëndron e vërteta përtej serive të këtij programi?

Regjisorët e  “”Love At First Kiss” vlerësojnë se nëse puthja e parë shkakton tërheqje mes dy personave, ajo mund të ndiqet nga takime të shpejta dhe nëse këto rezultojnë të suksesshme, dy personat nisin të shoqërohen.

Shkencëtarët pajtohen se puthja e parë ose mund të shenjojë fillimin e një marrëdhënie ose mbarimin e saj ende pa nisur mirë. “Një puthje mund të na provokojë ndjesi… prekja, era, shija e saj. Kur ju puthni dikë çlirohet oxytocin-a, hormone i dashurisë.”, shprehen shkencëtarët.

Sipas tyre, pështyma përcjell informacion të rëndësishëm lidhur me nivelin e hormoneve, shëndetin, pajtueshmërinë gjenetike. Studiuesit e kësaj fushe, shprehen se pështyma ka testosterone në të, çka nxit seksualitetin. Sipas studiesve, nëse dy njerëz kur puthen e hapin shumë gojën, (kjo ndodh në mënyrë të pandërgjegjshme), çka mundësojnë kalimin e testosteroneve në sasi të madhe.

Në rastin e një puthje të papëlqyshme, tregon se ka mungesë të theksuar të kimisë seksuale dhe me shumë mundësi nuk do të ketë vazhdimësi. Nga një studim i kryer, rezultoi se gratë kishin më shumë gjasa të vlerësonin puthjen si element shumë të rëndësishëm në një marrëdhënie, krahasuar me burrat.

Gjithashtu, ata partnerë që ishin në një marrëdhënie afatgjatë, u shprehën se puthja është e rëndësishme kurdorherë, ndërsa ata të romancave afatshkurtra, e cilësuan puthjen si më të rëndësishme përpara seksit dhe më pak të rëndësishme gjatë dhe pas seksit.

Sipas psikologut Wyatt Fisher, një marrëdhënie afatgjatë është e bazuar në vlera të përbashkëta dhe një afrimitet emocional dhe social i theksuar. “Puthja mund të japë një përshtypje të parë, por nuk mund të parashikojë qëndrueshmërinë afatgjatë të një marrëdhënie”, shprehet ai.

Please follow and like us: