Albspirit

Media/News/Publishing

Përse trembet Perëndimi nga afrimi i Turqisë me Rusinë?

Ndaj afrimit të Turqisë me Rusinë dhe vendet e tjera të treta Perëndimi reagon me xhelozi orientale dhe mentalitet perëndimor dhe vazhdon ta lërë atë në vetmi përballë kërcënimeve terroriste.

 

Putin Erdogan Rusya.jpg

– Nga Erdal Şimşek –

Dihet nga të gjithë që një nga qëllimet kryesore të Kombeve të Bashkuara është të zhvillojë dialogun ndërmjet vendeve anëtare. Pasi kjo është e shprehur qartë edhe në kartën e themelimit të OKB-së.

Kur marrëdhëniet ndërshtetërore në botë rregullohen dhe zhvillohen, në fytyrën e elitës drejtuese të shteteve të tjera shfaqet natyrshëm një buzëqeshje. Vetëm se kur një gjë e tillë ndodh në relacionin Ankara-Moskë, pra kur bëhet fjalë për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë ndërmjet Turqisë dhe Rusisë, ato fytyra që duhet të buzëqeshin nga kjo, varin menjëherë turinjtë.

Të gjithë aleatët perëndimorë të Turqisë, në veçanti fqinjët perëndimorë të saj, i varin vazhdimisht turinjtë sa herë që Turqia i është afruar Rusisë në periudhën e pas Luftës së Parë Botërore.  

Me të njëjtin refleks ishte pritur në Perëndim edhe afrimi i Mustafa Qemalit (Ataturkut) me Rusinë dhe zhvillimi i marrëdhënieve të Turqisë me republikat sovjetike dhe ato ruse e turke që lindën më pas. Një afrim i tillë jo vetëm që nuk është pritur me tone të mira, por është penguar realizimi i një diçkaje të tillë.

I njëjti refleks vazhdoi edhe pas krijimit të pakteve të Varshavës dhe NATO-s.Shteti i Republikës së Turqisë çdo tentativë, që ka bërë pas presidentit themelues Mustafa Qemal Ataturkut në drejtim të afrimit me Rusinë Sovjetike, e ka paguar vazhdimisht me kosto politike dhe ekonomike.

Afrimi i parë serioz ndodhi në periudhën e Kryeministrit të kohës Andan Mendres, aty nga fundi i viteve 1950, dhe Turqia këtë afrim reciprok e pagoi shumë shtrenjtë. Ky afrim shkaktoi dënimin me vdekje (varjen) e një prej 3 politikanëve më të rëndësishëm të vendit në dekadat e fundit. Kryeministri, ministri i Punëve të Jashtme dhe ministri i Financave ishin ‘dashi i kurbanit’ të këtij afrimiteti. Pas anëtarësimit të Turqisë në paktin e NATO-s, ushtria turke u angazhua plotësisht në këtë institucion. Por ushtria nuk e kishte ‘përtypur’ dot afrimin e vullnetit civil (politikës) me Bashkimin Sovjetik dhe kishte bërë grusht shteti dhe më pas kishte çuar në litar (duke e dënuar me varje) Kryeministrin, ministrin e Jashtëm dhe të Financave.

Edhe në rastin e një afrimi tjetër me Rusinë, ushtarakët (gjeneralët) turq, pjesë këta e një ushtrie anëtare e NATO-s, i kishin dhënë qeverisë memorandum me pretekste të ndryshme dhe e kishin rrëzuar atë.

Bashkimi i Sovjetik u shpërbë. Pakti i Varshavës u shpërnda dhe Rusia tanimë nuk përbënte një kërcënim ushtarak, por për arsye të pakuptueshme miqtë perëndimorë të Turqisë e kanë pritur gjithmonë ftohtë afrimin turko-rus.

Bashkimi Evropian edhe pse vazhdon ta lërë Turqinë të presë para derës së saj për rreth gjysmëshekulli nuk është aspak i kënaqur nga marrëdhëniet që Turqia përpiqet të ndërtojë me vendet e treta. Dhe reagimet që vijnë në këtë drejtim janë shumë interesante, pasi ky reagim është tipik i një xhelozie orientale, ndërkohë që mentaliteti mbetet perëndimor.

Për shkak të luftës civile në Siri, që nga viti 2010 e këtej Turqia përballet me rrezikun e shumë organizatave terroriste ndërkombëtare, kryesisht me rrezikun e PKK-së. Dhe Turqia është një ndër vendet që përballet e preket direkt me dëmet e këtij rreziku. Turqia në një farë mënyre është lënë në vetmi nga aleatët e saj perëndimorë gjatë sulmeve terroriste, sidomos ndaj sulmeve që kanë kryer kundër saj organizatat terroriste që kontrollohen nga shërbimi sekret sirian. 

Ndërkohë që Turqia përballet me rrezikun e raketave S 300 dhe S 400 që zotëron diktatori i çmendur i Sirisë Beshar Esad nga njëra anë dhe të raketave me rreze të gjatë veprimi dhe të sofistikuara që gjenden në duart e organizatave terroriste, si:DAESH, Al-Kaide dhe derivateve të tyre nga ana tjetër, vendet perëndimore tërhoqën nga Turqia sistemet e mbrojtjes kundërajrore (raketore) që kishin sjellë dhe instaluar në Turqi. Në fillim bateritë e raketave i tërhoqi Amerika dhe më pas këtë e bëri edhe Gjermania. Pra Perëndimi e la edhe njëherë tjetër vetëm Turqinë përballë rrezikut të terrorit.

Pa kaluar shumë ditë nga lënia në vetmi e Turqisë nga miqtë e saj perëndimorë në përpjekjen e saj antiterroriste, në territorin e Turqisë ranë 15 deri në 20 raketa dhe predha. Për të kompensuar këtë situatë të vështirë të lënies kaq shumë në vetmi Turqia filloi të kërkojë rrugë të reja afrimi me fqinjët dhe forma të tjera bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me vende të treta që nuk janë anëtare të NATO-s, por që kanë një industri të zhvilluar mbrojtjeje. Por disa vende, kryesisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjermania si dhe miqtë tanë të tjerë perëndimorë e shprehën në mënyrë të padrejtë kundërshtimin e tyre dhe nisën ta kritikojnë me një gjuhë kërcënuese një afrim të tillë të Turqisë. Sidomos në lidhje me blerjen e raketave dhe transferimin e teknologjisë nga Kina Perëndimorët ia kthyen shpinën Turqisë me kuptimin e potë fjalës.

Dhe kur Turqia vazhdoi të këmbëngulte në këtë çështje, organizata terroriste PKK, e cila për një kohë të gjatë kishte rënë në gjumë, filloi të vrasë sërish në një mënyrë të çuditshme civilët, policët dhe ushtarët turq.

Pastaj u bënë prova për kryengritje të brendshme dhe së fundmi një grup oficerësh pjesëtarë të organizatës sëFethullah Gulenit, e cila është një organizatë terroriste ndërkombëtare, tentuan të bëjnë grusht shteti.

Lideri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe populli turk natën e 15 korrikut rezistuan kundër puçistëve dhe dolën fitimtarë. Turqia, ndërsa nga njëra anë përpiqet të spastrojë aparatin shtetëror nga anëtarët eorganizatës terroriste guleniste, e cila si shembull organizimi ka marrë Al-Kaedën, nga ana tjetër ka nxjerrë sërish në rrugë të drejtë marrëdhëniet e saj me Rusinë, të cilat që prej një viti kishin qenë në krizë.

Pas neutralizimit të puçit në Turqi, më 9 gusht Erdoan u takua në Shën Petërburg, kryeqytetin e perandorisë së Rusisë, me liderin rus Putin dhe në këtë takim u vendos për rritjen e vëllimit tregtar vjetor nga 35 miliardë dollarë që është tani, në nivelin e 100 miliardë dollarëve.

Por nuk u mjaftua vetëm me kaq, në këtë takim u mor vendim edhe për realizimin e projekteve të mëdha, siç janë centrali bërthamor (që do të ndërtojnë rusët në Turqi) dhe projekti për ndërtimin e gazsjellësit që do të transferojë në mënyrë të sigurt gazin rus në tregjet evropiane.

Vetëm se Erdoani nuk u mjaftua as me këtë, ai kërkoi vënien sa më shpejt në jetë të rrugëve të bashkëpunimit strategjik me vendin fqinj, Rusinë, në çështjet që kanë të bëjnë me terrorin dhe sigurinë.Edhe lideri rus e pranoi menjëherë këtë dëshirë të Turqisë, sikur të kishte kohë e priste një gjë të tillë.

Pavarësisht shpresave serioze që lindën në takimin Erdoan-Putin, sidomos ato për paqen e brendshme në Siri, bota Perëndimore në përgjithësi dhe vendet anëtare të BE-së në veçanti, në vend që të gëzoheshin për këtë, shumica e tyre i paraqitën menjëherë rezervat. Në një kohë që Evropa dhe Perëndimi janë të kërcënuara nga terrori, të paktën po aq sa Turqia me Rusinë. Dhe ky kërcënim nuk mund të sqarohet pa u vendosur paqja në Siri. Tashmë të gjithë e dinë që burimi i terrorit që kërcënon sot botën është kaosi në Siri.

Afrimi dhe takimi i dyshes Turqi-Rusi në një politikë të përbashkët për Sirinë, pa dyshim që do ti dobësonte shumë kërcënimet mbi botën tonë të organizatave terroriste të armatosura, kryesisht të DAESH dhe PYD. Pas dobësimit të kërcënimit terrorist Evropa do të ketë mundësi të furnizohet me një energji më të lirë. Dhe kjo do të ketë një kontribut të madh në buxhetin e shteteve të Evropës, duke filluar që nga konsumatorët evropianë.

Please follow and like us: