Albspirit

Media/News/Publishing

Zyrtare, Shkodran Mustafi te Arsenali për 41 milion euro

Shkodran Mustafi kaloi me sukses testet mjekësore dhe është zyrtarisht një futbollit i Arsenalit. Mbrojtësi me origjinë shqiptare i kushtoi klubit anglez 41 milion euro.Tani është zyrtare.Shkodran Mustafi do të jetë pjesë e Arsenalit duke nisur nga ky sezon i kampionatit anglez.

Pas shumë tratativash, marrëveshja mes klubit londinez dhe valencias u arrit pak ditë më parë, ndëra mbrojtësi me origjinë shqiptare kaloi me sukses edhe testet mjekësore dhe menjëherë do të vihet në dispozicion të trajneri Arsen Venger.
Për futbollistin që luan me Kombëtaren e Gjermanisë, Arsenali shpenzoi 41 milion euro.
Një shifër e rëndësishme, por e nevojshme për të bindur Valencian për të hequr dorë nga Shkodran Mustafi dhe në të njëjtën kohë për të mundur rivalitetin e klubeve të tjerë që interesoheshin për lojtarin.
Ky i fundit ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me Arsenalin, ndërsa është cilësuar si një nga përforcimet më të rëndësishme edhe nga Arsen Venger.
“Ai është një lojtar shumë i fortë në rolin e tij dhe mendoj se do të sjellë më shumë siguri në repartin e mbrojtjes. Jam i kënaqur që arritëm të transferonim Shkodran Mustafin”, ka thënë trajneri I Arsenalit.
Në të njëjtën ditë me mbrojtësin nga Gostivari, klubi anglez zyrtarizoi edhe blerjen e sulmuesit spanjoll Lukas Perez.
Ky i fundit u transferua nga Deportivo La Korunja, ndërsa kartoni i tij i kushtoi Arsenalit 20 milion euro.
Please follow and like us: