Albspirit

Media/News/Publishing

Dasara Malltezi, tani me një revistë të re

Dasara Malltezi, mbesa e ish-kryeministrit Berisha vetëm pak ditë më parë prezantoi në publik projektin e ri që duket se e ka përfshirë kokë e këmbë. Bëhet fjalë për çeljen e një reviste me bazë në Paris, ku 19-vjeçarja është Shefe! “Utopian”, me një staf drejtuar nga Dasara Malltezi mbetet një prej produkteve të reja në treg, e që meriton vëmendje pasi siç tregon vetë kryeredaktorja në këtë intervistë, koncepti i saj është tejet i veçantë.

Dasara lançon revistën “Utopian”; cila ishte pikë­nisja e “Utopian Magazine” dhe roli juaj te revista?

Së bashku me një nga miqtë e mi më të mirë, Enri Mato, kishim një ide për të bërë diçka ndryshe. Ai donte të niste një revistë ndërsa unë një blog, të cilat do ishin të ndërlidhura, pra do ishin pjesë të njëra­-tjetrës. Enri themeloi revistën, dhe më tej menduam të shkrinim blogun dhe revistën bashkë. Rrjedhimisht unë mora rolin e ‘Editor in Chief’. Revistën nuk donim ta linim në limitet e një tregu lokal, ndaj ia treguam Jarl Alexandre de Basseville, i cili ka themeluar 27 revista. Atij iu duk tejet inovativ, dhe kështu filloi bashkëpunimi me të dhe Egla Harxhin.

Çfarë mund të na thuash diçka për stafin e “Utopian Magazine”?

“Utopian” është një revistë e bazuar në Paris, e cila do të jetë online dhe së shpejti në “Newsstand”. Jemi një skuadër e madhe internacionale duke marrë në konsideratë dhe palët e tjera me të cilat po bashkëpunojmë. Megjithatë, në zemër të revistës momentalisht jemi katër veta: Unë si Editor in Chief, Enri Mato si themelues, Jarl Alexandre de Basseville si Creative Director dhe Egla Harxhi si kontribuese. Ky bashkëpunim na ka vendosur në kontakt me artistë dhe media në vende të ndryshme si Amerikë, Azi, Europë etj.

Në të kaluarën projektet e ndërmarra kanë qenë individuale. Si është të punosh krah partnerëve të tjerë?

Unë gjithmonë kam pasur qejf të punoja me të tjerë, por partnerët e duhur janë gjithmonë të vështirë për t’u gjetur. E konsideroj veten shumë me fat të bashkëpunoj me Enrin, një urbanist tejet i talentuar, Eglën, e cila pasi mbaroi me rezultate të shkëlqyera arkitekturën në Tiranë, studion aktrim dhe merret me modelim në Paris, dhe Ale, i cili është një fotograf me famë botërore, i cili së fundmi bëri bujë dhe për fotot nudo të Melanie Trump. Mbi të gjitha, përveç formimit të tyre, vlerësoj kulturën dhe dashurinë për artin, të bukurën dhe vlerat që sot janë venitur në shumicën e njerëzve.

Pse pikërisht “Utopian”? Ku bazohet revista?

Utopia është qyteti perfekt i cili nuk u ndërtua kurrë. Rrjedhimisht, utopian është qytetari ideal. Revista bazohet në katër shtylla: arkitektura, fotografia, moda dhe kultura. Në përmbajtje synohet gjithmonë për substancë, jo vanitet. Arkitektura është ana fizike e këtij qyteti që ofrohet virtualisht nga ne. Fotografia, moda dhe kultura janë aspekti social i tij i fokusuar në të bukurën dhe vlerat e njeriut të lirë dhe utopik. Disa gjëra më specifike që mund të përmend janë shkrimet për vende të veçanta në botë, mendësia e të veshurit, këto gjithmonë të trajtuara sipas këndvështrimit tonë, ekspozita “No Compromises” dhe intervista me artistë të ndryshëm. Veçantia qëndron në faktin që, nuk ka një revistë tjetër që i përmbledh të gjitha të sipërpërmendurat.

Cili është publiku i synuar nga revista?

“Utopian Magazine” është për të gjithë ata që kanë redomi dhe dashuri për të bukurën, kulturën, dhe që nuk kanë frikë të jenë mendjehapur. Është për guximtarët që nuk pranojnë redominan për hir të opinionit të shumicës, për qytetarin utopian në shpirt dhe në mendje.

Folët për ekspozitën “No Compromises”. Çfarë mund të na thoni për këtë?

Ekspozita është një formë për të shprehur një manifest pa redominan kundër redominan të markave dhe fenomenit të eskortave. Kudo në botë, është krijuar një imazh i asaj që “duhet” të jesh për t’u konsideruar një femër e bukur. Ky imazh i gabuar bën që vajza të reja në mbarë botën të mendojnë se është diçka që arrihet lehtë, dhe rrjedhimisht kur kuptojnë se nuk është aq e lehtë, drejtohen në rrugë alternative për të arritur aty.

Revista “Utopian” kishte një redominance të fotove nudo. A do jetë kjo baza e revistës?

(Qesh) Jo. Manifesti “No Compromises” synon të çlirojë njerëzit e ndrydhur të cilët duhet të përballen me një kulturë ku predominojnë tabutë në vend të lirive të njeriut. Imazhet nudo janë aty për t’i dhënë një shuplakë në fytyrë mentalitetit që kërkon pabarazi gjinore, apo atij që shtyp femrat, që e sheh dikë që guxon apo një femër që pozon nudo si diçka të ulët dhe të pavlerë vetëm për faktin që ajo do të bëjë të tilla foto. Është absurde se si të njëjtat veprime të bëra nga një mashkull bëjnë që ai të konsiderohet ‘cool’, ndërsa për femrat konsiderohen të ulëta.

Si do jetë lidhja e kësaj reviste dhe kësaj lëvizjeje me Shqipërinë?

“Utopian Magazine” është online, është për qytetarin e Utopisë, që rrjedhimisht ka lidhje me çdokënd që ndihet i tillë në shpirt e mendje kudo qofshin, qoftë në Shqipëri, Francë, apo kudo në botë. Lëvizja “No Compromises” nga ana tjetër ka lidhje me fenomenin “eskortë” dhe industrinë e markave, që e thënë butësisht nuk shtojnë vlera, përkundrazi, deformojnë perceptimin dhe kanë një ndikim tejet negativ fizik dhe psikologjik te vajzat e reja të cilat, siç e përmenda më sipër, duan atë “perfekten” surreale të markave pa punuar, sepse si e tillë u prezantohet. Besoj se lidhja e “No Compromises” me Shqipërinë, dhe jo vetëm, është më se e qartë…

Ku mund t’ju gjejmë?

Vetëm te www.utopianmaga­zine.com, apo në faqet tona në “Facebook” dhe “Instagram” nën emrin “Utopian Magazine”.

Please follow and like us: