Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook hedh në qarkullim një aplikacion të ri

Risia e fundit, Facebook hedh në qarkullim një aplikacion të ri

Rrjeti social Facebook është duke u përpjekur, edhe një herë, për t’u bërë më tërheqës për adoleshentët.

Edhe pse kompania ka provuar dhe ka dështuar dhe është përpjekur përsëri për t’u pëlqyer nga adoleshentët siç ka bërë Snapchat, kompania tani është duke përdorur një taktikë të re në përpjekjen e saj për të apeluar tek gjimnazistët.

Po, ky është (një tjetër) aplikacion i pavarur. Kjo është e ndryshme nga Poke dhe Slingshot dhe gjithë pjesa tjetër në një pikë të rëndësishme: ajo është krijuar nga një adoleshent.

Në moshën 19 vjeçare, Michael Sayman mund të jetë menaxheri më i ri në stafin e Facebook. Pavarësisht se para 2 vitesh ai ka qenë një gjimnazist, ai është tashmë është një zhvillues aplikacionesh “veteran”.

Gjëja e tij e fundit? Lifestage, aplikacioni ri i Facebook-ut Video-centric për iOS që lidh studentët e shkollave të mesme me të tjerë nga shkolla e tyre. Në vend të fotografive të profilit, aplikacioni përdor një seri ‘selfie’ ku përdoruesit mund të tregojnë “fytyrën” e tyre.

Përdoruesit regjistrojnë një video për të treguar atë që u pëlqen dhe që nuk u pëlqen dhe ata që janë miqtë e tyre, kafshët shtëpiake, të dashurit apo të dashurat.

Please follow and like us: