Albspirit

Media/News/Publishing

Gylen akuzohet se qëndron pas helmimit të Ozallit

gulen ozal

Ahmet Ozal, djali i ish presidentit turk, Turgut Ozal, thotë se “njerëz të Gjylenit në vitin 1993 e kanë helmuar babain e tij, sepse që atëherë ka paralajmëruar për rrezik në vend”. Ahmet Ozal ka kërkuar hetime të reja. “Ai rast tani duhet sërish të hetohet”, thotë ai. Sipas raportit zyrtar, Turgut Ozal ka vdekur si pasojë e atakut kardiak, mirëpo familja e tij tani ka arsye shtesë të dyshojë, sepse pas tentimit për puç më 15 korrik, është arrestuar drejtori i Institutit për mjekësi ligjore në Ankara, i cili para dy viteve, me kërkesë të familjarëve ka bë autopsi të re dhe ka konstatuar se në kufomën e Ozalit janë gjetur gjurmë të disa helmeve, por jo në masë që kanë mundur të shkaktojnë vdekjen e tij.

Në ndërkohë mediumet shkruajnë se janë paraqitur dyshime që organizata e Gylenit qëndron edhe pas atentatit misterioz të gazetarit ermen, Hrant Dink, kryeredaktor i javores “Agos” që botohet në Stamboll.

Pas puçit, janë arrestuar gjashtë oficerë të policisë dhe shërbimit sekret që kanë qenë pjesëtarë të “Organizatës terroriste të Gylenit”. Ata dyshohen se qëndrojnë pas vrasjes së gazetarit Dink, me qëllim që të shkaktojnë revoltë te ermenët, transmeton “Press24”.

Please follow and like us: