Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta këngëtarja Naile Hoxha

Shkodra humb një tjetër zë të bukur të kënges popullore qytetare. Naile Hoxha ka qenë këngëtare e muzikës popullore shqiptare.

Naile Hoxha, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës popullore shqiptare erdhi në Tiranë për të ndërtuar një karrierë gati 60-­vjeçare prane Asamblit te kengeve dhe Valleve Popullore.

Me një zë melodioz, fytyrë të qeshur, një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura për publikun, interpretuese e dhjetëra këngëve ajoi hyri rrugës së këngës kur ishte vetëm 13 vjeç.

Këngëtarja Naile Hoxha mbylli sytë në moshën 82 vjeçare në azilin e qytetit të Shkodres, ku kaloi edhe ditët e fundit të jetës, duke lënë pas një karrierë të pasur artistike dhe një vend bosh, në plejadën e atyre artistëve që ky qytet nxori ndër vite.

Please follow and like us: