Albspirit

Media/News/Publishing

Platoni: Perëndia e Dashurisë

Platoni (shek. V-IV p.e.r)

Platoni (shek. V-IV p.e.r)Platoni (shek. V-IV p.e.r)

Simpozium, 211 

E çfarë duhet të mendojmë ne, atëherë-tha ai- në rast se ndokujt do t’i qëllonte të shihte të bukurën në vetvete absolute, të kulluar, të papërzier, të papërlyer asfare nga mishi njerëzor, nga ngjyrat dhe të tjera vogëlima, por të mund të sodiste si një trajtë të vetme vetë bukurinë hyjnore?

Apo mos ndoshta ti je i mendimit- tha më tej- se do të ishte një jetë më pak vlerë ajo e një njeriu që do të shihte atje tej dhe do të sodiste atë bukuri tok me gjithçka tjetër, me të cilën ajo duhet soditur, dhe të mbetej i bashkuar me të?

A nuk të duket përkundrazi- shtoi ai, – se këtu duke vështruar bukurinë vetëm me ato veti me të cilat ajo është dukshme, ai do të përftojë jo më pamje të kulluara të virtytit, përderisa nuk i qaset një pamjeje të kulluar të së bukurës, por do të përftojë virtyte të vërteta, përderisa i qaset Bukurisë së vërtetë? Dhe nuk mendon se duke përftuar dhe rritur virtytin e vërtetë, ai do të bëhet i shtrenjtë për perënditë dhe do të jetë edhe ai një qenie e pavdekshme, gjithnjë në rast se ka ekzistuar ndonjëherë një njeri i tillë?

Këto gjëra, o Fedër e ju të tjerët, më tha Diotimi, dhe fjalët e tij më bindën. Dhe si u binda për vete, u përpoqa të bind edhe të tjerët se për t’ia arritur kësaj, nuk mund të ketë për natyrën e njeriut një ndihmës më të mirë se perëndia e Dashurisë.

Please follow and like us: