Albspirit

Media/News/Publishing

Suprizat e një lëvizjeje të re shqiptare: luftë tallavasë, këngës greke, emrave të huaj, “Voice”-it dhe “Dance”-it

kopertina

Nga Ermir Hoxha

Në skenën politike shqiptare pritet të hyjë një e quajtur “Lëvizja për Pajtim dhe Mbrojtjen e Interesave Kombëtare”.

Nuk do jetë një parti e mirëfilltë, por një lëvizje që nuk mëton të përkufizohet si parti, pasi në një pikë të programit të saj vizionar, thuhet se në të duhet të ketë pjesëmarrje nga të gjitha forcat politike, e sigurisht nga të gjitha trevat shqiptare në rajon.

Ajo ka hartuar një tip manifesti, në të cilin veçohet një program me objeksione të caktuara dhe konkrete, ku si qëllim final është ngritja e vetëdijes kombëtare për t’a çuar botën shqiptare drejt një “Rilindjeje” të dytë, në kushtet e sotme të zhvillimeve rajonale dhe globale.

Fjala vjen, kur flitet për politikën, si aleatë të saj kryesorë  strategjikë konsiderohen Gjermania dhe Turqia. Dhe për të dyja rastet jepet një shpjegim përse.

pro turkut

pro gjermanit

Por pika më e rëndësishme është ajo e “ndalimit të prishjes së gjakut”. Aty vihet theksi tek ruajtja e gjuhës së pastër, si dhe tek emrat që u duhen vënë fëmijëve, të cilat duhet të jenë vetëm shqiptarë.

ruajtja e gjakut

Për këtë të fundit sillet si ilustrim dhe rasti i Finlandës që e ka të ndaluar me ligjin vendosjen e emrave të huaj.

Më pas, aty kur flitet për ruajtjen e traditave, jepet alarmi për mbizotërimin në jug të  këngëve greke mbi ato polifonike apo labe.

Ndërsa për në veri, thuhet se është tallavaja ajo që po e cenon shqiptarinë e atyre trevave me ndikimin e saj si një muzikë tipike sllave.

tallavaja

Dhe synimet për ta ftilluar qenien shqiptare, për ta bërë atë më patriote, më atdhedashës, e me më identitet, shkojnë deri në korrigjimin e ca titujve spektaklesh televizive, siç është “The Voice of Albania” apo “Dance with me”. Sipas kësaj lëvizje, këto tituj duhen kthyer në shqip: “Zëri i shqiptarëve” dhe “Vallëzo me mua”.

Gjithashtu, në këtë lloj manifesti kërkohet që himni i flamurit jo vetëm të mësohet që në kopësht, por të jetë si test nxënieje edhe në shkollë, ku përfshihet dhe këndimi i tij krahas ngritjes së flamurit në çdo shkollë para nisjes së procesit mësimor.levizja 1

Dhe suprizat që ofron programi, apo manifesti i “Lëvizjes për Pajtim dhe Mbrojtjen e Interesave Kombëtare”, janë të shumta.

Ndër to, edhe prania e Sazan Gurit në grupin e emrave të cilët e kanë hartuar apo janë konsultuar mbi këtë program.              

         

       

  

 

Please follow and like us: