Albspirit

Media/News/Publishing

Trotuare xhami në katin e 80

m1

Ky qytet po planifikon të gjitha llojet e eksperiencave për turistët: një park argëtimi multi miliarder, një pishinë ekstravagante në një qiell gërvishtëse dhe tani një trotuar drithërues prej xhami – në katin e 80.

Projekti AYKON Dare fillon që nga kati i 79, në dhomën e ndenjes, dhe i fton të gjithë vizitorët të dalin në një parvaz e të shohin Dubain.

Ata do të vishen me pazmore e me litarë sigurimi para se të ngjiten në katin e 80, i cili ofron pamje panoramike në 360 gradë.

Në majë të qiellgërvishtëses, vizitorët do të ecin në një “kapsulë vrojtimi” përmes një trotuari prej xhami për të shijuar pamje rrënqethëse.

Eksperienca e cila zgjat një orë, do të zhvillohet krejtësisht jashtë mureve të hotelit dhe ka si qëllim të imitojë “ndjesinë e të ecurit në ajër”.

Në një ditë të kthjellët,vizitorët do të mund të shohin 40 milje në distancë.

Atraksioni turistik është pjesë e mini qytetit me 6 qiellgërvishtëse, të njohur si qyteti AYKON, i cili do të përfshijë hapësira për zyra,apartamente luksoze dhe një hotel.

Ndërtimet do të nisin këtë verë dhe pritet të përfundojnë në vitin 2021.Kështu që keni dhe pesë vite kohë për të gjetur kurajon e për të përjetuar një eksperiencë të tillë.

36f4e267bf2549afa5ac7ee252b37bdb334620 m1

Please follow and like us: