Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes Juan Gabriel, i konsideruar Elvis Presley meksikan

op Këngëtari dhe producenti meksikan, Juan Gabriel, legjenda e muzikës latino-amerikane vdiq dje në moshën 66-vjeçare për shkak të një ataku kardiak, bëri të ditur televizioni meksikan ”Televisa”.

“Juan Gabriel, emri i vërtetë i së cilit ishte Alberto Aguilera Valadez vdiq në 11:30, sipas orës lokale, në Santa Monica në Kaliforni”, sipas ”Televisa”-s, stacioni më i ndjekur televiziv në Meksikë.

I njohur si Elvis Presley meksikan, në sajë të popullaritetit të madh, ky artist kaloi dekada në të gjithë Amerikën Latine, ku baladat e tij romatike janë shumë të pëlqyeshme në rite martesore, ditëlindje apo festa.

Ato transmetohen rregullisht në radio.

“Jaunga”, siç quhej ndryshe ai, ka fituar më shumë se 1 000 disqe të arta, platini dhe multi-platini si edhe një yll të gdhendur në Hollywood Boulevard.

Turnetë e shumta i kanë mundësuar renditjen në mesin e personave me të ardhura të mëdha në industrinë muzikore.

Please follow and like us: