Albspirit

Media/News/Publishing

“Autostrada e lotëve”, ku janë zhdukur 50 femra në 30 vjet

Ajo është pagëzuar më emrin ‘autostrada e lotëve’ dhe jo më kot.  Një sekret i mistershëm rrethon një nga rrugët më të thella në Kanada, pasi gati 50 gra besohet se janë zhdukur atje në 30 vitet e fundit. Mendohet se zhdukjet misterioze pa lënë gjurmë të femrave në autostradën me numër 16, e cila shtrihet mes Prince George dhe Prince Rupert, në Kolumbian Britanike, janë vepër e një vrasës serial, preja e të cilit janë vajzat e reja.
Por policia në asnjë rast nuk ka arritur të identifikojë ndonjë person të dyshuar për këto zhdukje dhe disa thonë se gratë e zhdukura kanë qenë thjesht viktima të terrenit të vështirë dhe shkretëtirës së largët të Kanadasë.  Viktima më e fundit është 20-vjeçarja Madison Scott, e cila u zhduk në afërsi të rrugës famëkeq më 28 maj 2011, pasi kthehej nga një festë. Policia arriti të lokalizonte mjetin e saj në një zonë pyjore, por asnjë shenjë nga Scott, e cila rezulton ende e humbur. Edhe një vit më vonë, ndonëse prindërit e saj në përpjekje për të gjetur vajzën e tyre kanë ofruar një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për informacione rreth saj, nuk ka asnjë gjurmë nga vajza.

“Ajo me të vërtete po kthehej nga një festë dhe ndoshta mund ta kishte tepruar pak me alkoolin, por ne nuk mendojmë se ajo thjesht ishte e dehur dhe ra në liqen ku dhe u mbyt. Kjo nuk është në karakterin e saj”, – thonë të afërmit e 20-vjeçares së zhdukur.

Edhe pse autoritetet policore thonë se numri i grave që janë zhdukur në këtë rrugë është 18, banorët vendas flasin për të paktën 43 gra dhe vajza të zhdukura pa lënë gjurmë pikërisht në këtë rrugë. Ndërkohë, sipas policisë, në të paktën 8 raste, zhdukjet kanë pasur një ngjashmëri dhe lidhje me njëra-tjetrën, gjë që i bën ato të dyshuara si të kryera nga dora e të njëjtit individ. Nga një rast i dyshimtë i ndodhur në prill të vitit të kaluar, kur një 20-vjeçare tentuan ta rrëmbenin me dhunë pikërisht në këtë rrugë, është ndërtuar identikiti i një burri të moshuar, i cili nuk është identifikuar dhe nuk është kapur ende.

Shumica e grave që janë zhdukur përgjatë autostradës janë banore të komunitetit vendës dhe përdornin autostopin si një mënyrë transporti, e cila sipas autoriteteve mund t’i ketë bërë ato objektiva të lehta të një vrasësi të mundshëm serial. Vendasit akuzojnë se kjo çështje nuk është marrë seriozisht nga autoritetet dhe se zhdukjet nuk janë hetuar siç duhet, deri kur 25-vjeçarja Nicole Hoar u zhduk në vitin 2002, duke bërë që të ngrihet zëri për drejtësi edhe nga familjet e viktimave të tjera.

Please follow and like us: