Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook, 66-vjeçarja gjen fëmijët e saj pas 27 vitesh

facebookNjë 66-vjeçare italiane, ka arritur të gjejë pas 27 vitesh fëmijët e dhënë në adoptim pa pëlqimin e saj. Francesca Bagni, ishte gjykuar nga gjykata si e padenjë për rolin prindëror për shkak të sjelljes së saj si “hipi”. Prej asaj kohe gruaja nuk kishte asnjë të dhënë për fatin e fëmijëve të saj. Pak kohë më parë, historia e saj u bë libër dhe u botua me titullin “Paglì, una storia hippy”.

Vajza e saj njohu menjëherë historinë në Facebook dhe kontaktoi me botuesit, të cilët i krijuan një kontakt me të ëmën dhe dy vëllezërit, edhe ata të dhënë në adoptim.

Please follow and like us: