Albspirit

Media/News/Publishing

FBI arreston njeriun që “donte të vriste Obamën”

FBIAgjentët e FBI-së, kanë arrestuar në Masaçusets një burrë, 48 vjeç, i quajtur Joseph Gargiulo, i cili ka kërcënuar të vrasë presidentin Barack Obama dhe të sulmojë xhamitë dhe stacionet e policisë.

Në shtëpinë e tij, janë gjetur një arsenal armësh dhe dokumente kërcënuese dhe dhune kundër myslimanëve.

Lajmi, i cili bëhet i ditur nga mediat amerikane, saktësojnë që gjithçka u zbulua gjatë një seance gjyqësore ndaj të dyshuarit, i akuzuar për zotërim të paligjshëm të armëve dhe municioneve.

Please follow and like us: