Albspirit

Media/News/Publishing

“Femen”, topless përballë Putin

femen-putinNjë grup aktivistesh të grupit për të drejta e grave ‘Femen’ janë zhveshur topless para presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Ky i fundit po vizitonte një panair tregtar në Hanover të Gjermanisë, së bashku me kancelaren Angela Merkel.

Aktivistet e grupit për të drejtat e grave Femen e kanë quajtur kreun rus “diktator” dhe kanë shkruar në trupat e tyre të zhveshur edhe sharja të tjera ndaj presidentit rus.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se protesta e së hënës ”është huliganizëm i zakonshëm”.

Vizita e Putinit në panair ka shkaktuar protesta edhe të dielën ku shumë nga protestuesit në shenjë revolte ndaj tij janë veshur me uniforma burgu.

Nga ana e saj Merkel i ka thënë Putinit se Rusia duhet të inkurajojë shoqërinë civile, përfshirë organizatat joqeveritare.

Please follow and like us: