I famshmi tregu çam, i cili mbijeton megjithë barrën fiskale dhe politikat e padrejtësisë, kësaj here mund të ishte tregu i PD-së, tregu i PS-së, tregu i LSI, madje edhe i ca karavidheve që nuk kuptoj si ja dalin të hynë në këtë sallë. Por, nuk ishte pazari ynë, pazari i PDIU-së.

Deputetja Mesila Doda ka theksuar në fjalën e saj në emër të grupit parlamentar të PDIU-së që përgjegjësia e keq qeverisjes së këtyre viteve i takon të dy partive që janë në koalicionin qeveritar, PS-së dhe LSI-së. Sipas saj, askush nuk mund të fshihet pas gishtit dhe të bëjë sikur nuk është në qeveri, teksa ka ministrat në kabinet.

Sipas Dodës, PDIU nuk është lejuar të ushtrojë pushtet as në të majtë, as në të djathtë, ndaj nuk mund të përfshihet në lojën e thikave që bëjnë partnerët me njëri-tjetrin.

Ajo është shprehur se askush nuk ka përse të kërkojë strehë apo shpagë tek PDIU për zullumet që vetë partitë qeverisëse kanë bërë.

Madje, ajo shkon më tej duke thënë që PDIU-ja nuk e përdor dot kush as si Asi nën mëngë dhe as si shkak fatkeqësie.

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, duke folur gjate nje mbledhje te forumit te grave te Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet, ne hotel Tirana./r/n/r/nLawmaker, Mesila Doda, speaks during a meeting of the Women's Forum of the Party for Justice, Integration and Unity, in Tirana hotel.

Më poshtë fjala e plotë e Mesila Dodës në seancën e sotme në Kuvend:

Kolegë deputetë,

Jemi në një seancë parlamentare të pazakontë, sepse mblidhemi në fund të gushtit për të kaluar ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ose siç quhet ndryshe ligji i vettingut, akt-bazë i cili do bënte të mundur zbatimin praktik të ndryshimeve kushtetuese që bëmë para thuajse një muaji.

U duk sikur ato 140 votat pro reformës në drejtësi do të ngjallnin një frymë të re të politikës, një frymë më profesionale, një çlirim nga e keqja që ka kapur prej shumë kohësh këtë vend. Ato 140 vota bashkë kundër të keqes, krijuan idenë që nuk rilindi vetëm qendra e Kuçovës, por edhe qendra parlamentarizmit, e ligjvënies, që është kjo sallë.

Por, për fat të keq jemi në të njëjtën ditë halli. Asgjë nuk ka rilindur. As pedonalja e Vlorës, as kjo sallë, sepse një sistem gërrnjar, një sistem i kapur nuk mund të lindë nga autorët e regresit, prapambetjes, paditurisë.

Dola këtu para jush më 22 korrik dhe shpreha votën pro të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Nuk kishim asnjë dyshim për këtë votë dhe ndryshe nga shumë të tjerë që herë bëjnë orientin, herë oksidentin nuk bëmë kurrfarë kushtëzimi të votës për reformën në drejtësi.

Ishin ditë të mira për të vënë kushte ose ta bënim si aktorë të tjerë të politikës shqiptare: ta vinim “kufirin tek thana”. Ishin ditët që politika shqiptare të krijonte një farë sekëlldisje si pas festave të fundvitit. Dukej sikur ishte hapur thesi.

Por, PDIU nuk dëshironte të kushtëzonte asnjë votë për reformën në drejtësi, sepse kemi zgjedhur të jemi këtu për të prodhuar politikë dhe jo kulisa, cic-mice, inate foshnjarake, thua se jemi adoleshentë gjimnazi.

I famshmi tregu çam, i cili mbijeton megjithë barrën fiskale dhe politikat e padrejtësisë, kësaj here mund të ishte tregu i PD-së, tregu i PS-së, tregu i LSI, madje edhe i ca karavidheve që nuk kuptoj si ja dalin të hynë në këtë sallë. Por, nuk ishte pazari ynë, pazari i PDIU-së. Nuk është e drejtë dhe aspak efikase në politikë që një reformë kaq të rëndësishme ta shfrytëzosh për portofole egzekutivi apo poste drejtorësh. Kjo është arsyeja që këta profesionistët e presionit pasi ecin me parimin: “kap ça t’kapësh” i kthejnë partitë e tyre në kioska qebabësh.

Mendojmë se reforma në drejtësi së bashku me paketën ligjore të shtatë ligjeve, të parin e të cilëve duhet ta aprovojmë sot nuk bëhen dhe as mund të ndërrohen për kolltukun e askujt, as në ekzekutiv e as në legjislativ. Kemi besim që me ndihmën e partnerëve tanë t’ia dalim të injektojmë drejtësi jo vetëm në gjyqësor dhe gjetkë, por edhe në politikë, në sipërmarrje, në jetën e zakonshme të shqiptarit.

Kryetari i PDIU, Shpetim Idrizi dhe deputetja Mesila Doda, gjate nje mbledhje te strukturave te Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, per anetaresimet e zgjedhet brenda kesaj partie./r/n/r/nLeader of PDIU, Shpetim Idrizi and Mesila Doda, during a meeting of the Party structures Justice, Integration and Unity.

Zonja dhe zotërinj,

Jemi shumë të kënaqur që në procesin e vetingut u fut kërkesa ligjore për përjashtimin e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, por ende nuk kuptohet pse janë të përjashtuar nga kjo kërkesë drejtuesit e hetuesive, gjyqeve të kuqe, krerët e lartë të organeve politike të rregjimit që janë njësoj fajtorë e ndoshta edhe më tepër për krimin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në vend. Bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit tash nuk mund të shkojnë më tej në karrierë, ndaj sot i ftoj publikisht të japin dorëheqjen.

  • Jepni dorëheqjen që të paktën pasardhësit tuaj mos ta ulin kokën me turp gjithë jetën.
  • Jepni dorëheqjen që dhe ne të tjerëve të na e lehtësoni krupën, kur na dilni përballë.

Shkoni në harresë dhe atje tretni ditët tuaja se boll keq keni bërë.

Por, ne nuk jemi aspak të kënaqur me kaq.

Nuk duhen përjashtuar vetëm në këtë fazë dhe në një institucion drejtues si ai vetingut, po kudo në piramidën e shtetit xhelatët e së kaluarës.

  • Të përjashtohen hetuesit e komunizmit edhe nga Prokuroria
  • Të përjashtohen njerëzit e drejtësisë komuniste edhe nga karriera në shkallët e gjykatave. Ç’punë kanë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit në gjykatat tona të nivele të ndryshme?
  • Të përjashtohen këta njerëz nga karrierat politike.
  • Të përjashtohen nga formimi i opinionit në media.

Shkurt, po u them hapni dosjet, në politikë, media në administratë.

Zoti kryeministër,

Për të marrë një iniciativë timen dhe të zotit Shpëtim Idrizi nxitove para më shumë se një viti, së bashku me zotin Veliaj dhe bëtë një ligj për dosjet. U solle si fëmijë tekanjoz në një aksion politik kombëtar. Bëre një ligj të mangët, sepse nxitove, por edhe u theve përpara trysnisë që ushtruan ish-komunistët e tu mbi ty. Gjithsesi e bëre. Nuk pyete dhe ndoqe traditën e udhëheqësve shqiptarë të këtij çerekshekulli. Bëre arrogantin, ushtrove pushtetin me arrogancë. Tani ke kaluar një ligj prej më shumë se një viti dhe ke detyrën ta zbatosh të paktën këtë ligj tëndin të mangët.

Përse ende nuk është ngritur Komisioni për hapjen e dosjeve?

A e di more zotëri që pa këtë komision vetingu të ngelet në derë, sepse dosjet e Sigurimit të Shtetit nuk ka kush t’i qëmtojë.

Mos edhe vetë ju jeni të interesuar ta ngadalësoni, ta pengoni procesin vetingut? Ta bëni shterpë duke mos ngritur këtë Komision dhe duke mos zbatuar ligjin që vetë e kalove ashtu me turravrap.

Deputetet e PDIU, Shpetim Idrizi, Aqif Rakipi dhe Mesila Doda, gjate Keshillit Kombetar te Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nLawmakers, Shpetim Idrizi, Aqif Rakipi and Mesila Doda, during the National Council of the Party for Justice, Integration and Unity, organized in Tirana hotel.

Zonja dhe zotërinj,

E thashë që në krye të kësaj fjale që ligjvënësit e PDIU-së janë në këtë sallë për të prodhuar politikë, duke mos hequr dorë nga shtyllat e ideologjisë sonë. Ne jemi një parti kombëtare që nuk i mendojmë shqiptarët nëpër sinore. Nuk dallojnë për ne shqiptarët kudo që ndodhen në Prishtinë, Tiranë apo Filat. Ata janë Një. E kuptoj që shumë prej atyre të Tiranës dhe Prishtinës kjo u duket armiqësore, sepse më mirë të ndarë dhe secili në copën e ngastrës së vet, sesa të gjithë bashkë në një atdhe të madh. Por, nuk rreshtim së besuari që shqiptarët duan këtë që ne mbrojmë me forcë dhe jo makinacionet e politikës ditore që ju vizaton si njerëz kulisash, sherrxhinj, fjalamanë, të pabesë.

Ndaj mos u çuditni që këto kohë PDIU-në e gjeni gjithandej dhe do ta gjeni kudo. Është e vërtetë që nuk para ka çamë në Lezhë, por ka PDIU. Nuk para ka çamë në Dibër, por ka PDIU. Nuk ka çamë në Tropojë, por ka PDIU dhe PDIU është pasuri kombëtare që do e rrisim dhe bëjmë fituese në çdo cep të këtij vendi.

Kjo frymë sektare që keni tentuar të përhapni me mediat klienteliste që po i shplani në lekë në shpinë të PDIU-së, po jua them hapur është tradhëti kombëtare!

Nuk mund të rimargjilizoni një tragjedi kombëtare dhe ta trajtoni me të njëjtën neveri e tallje si bëjnë persekutorët e çamëve në Athinë. Turp për ju!

Unë nuk jam çame, por nuk jam as nga bregu, Skrapari apo Tropoja. Si i bie nuk duhet të gjeja vend në asnjë nga partitë e sotme që kanë zënë këtë sallë? Nuk frustrohet më askush nga përbuzja me të cilën paguani emisarët të etiketojnë me ironi çamët dhe Çamërinë, thjesht bëhet më e qartë se teknologjia e përdhosjes nuk ka bërë aspak përpara qysh në kohën e parardhësve tuaj, enveristë.

Zonja dhe zotërinj,

Qeveria sot është e formuar nga dy parti kryesore në vend. Ato ushtrojnë pushtet, ato kanë të njëjtën përgjegjësi për keqeverisjen. Nëse punët në këtë vend nuk janë mirë në ekonomi, infrastrukturë, bujqësi, shëndetësi, arsim apo rendin publik, nuk ka kush tjetër përgjegjësi veç dy partive që qeverisin.

Ndaj, nëse nuk e honepsni njëri-tjetrin, thurrni intriga, luani kukafshehti me humoret dhe fatet tuaja, nuk keni përse të kërkoni tek PDIU as strehë, as shpagë e as nder, sepse nuk jemi as jastëku e as shpata kundër ndokujt.

PDIU-në nuk e përdorni dot as si Asi nën mëngë, as si shkak fatkeqësie.

Ne jemi një forcë politike që pushtetin në nivele egzekutive venmdimarrëse përkohësisht na e keni ndaluar si majtas, si djathtas, ndaj të vetmen gjë që mund të ushtrojmë dhe mbajmë përgjegjësi të plotë është oferta jonë kombëtare.

Zonja dhe zotërinj,

Ju ftojmë të votojmë këtë ligj që kemi në tryezë, jo thjesht për shqiptarët, por edhe për të shpëtuar sa të mundemi fytyrën e politikës, e cila me këtë sjellje të udhëheqësve të partive kryesore po bëhet çdo ditë e më shumë qesharake, thua se jemi këtu për të bërë hajgare dhe jo ligje.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=AANUpVgHanM?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]