Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri i Turizmit këshillon femrat e huaja: Mbuloni shalët se do ju kapin me zor fshatarët

Kujdes: Nëse në këtë vend vishni minfund do të ju përdhunojnë

Ministri i Turizmit, Mahesh Sharma, ka këshilluar turistet e huaja që shkojnë në vendin e tij, me një listë gjërash çfarë duhet dhe çfarë s’duhet të bëjnë.

Ai ka kërkuar nga ato që të mos shëtisin vetëm rrugëve dhe mbi të gjitha, të jenë të kujdesshme me veshjen e tyre. Sipas Sharma, turistet duhet të shmangin minifundet, pasi kështu nxisin përdhunimet. Sipas tij, India është një vend me tjetër kulturë nga ajo e perëndimorëve, ndaj dhe duhen marrë këto masa. Deklaratat e tij kanë shkaktuar polemika të shumta, duke qenë se cilësohen si anti-feministe. India është një nga vendet me numrin më të madh të përdhunimeve në botë. Çdo ditë në këtë vend përdhunohen mesatarisht 92 femra. Ky fenomen është i përhapur sidomos në zonar rurale.

 

Please follow and like us: