Albspirit

Media/News/Publishing

Peleshi: Do të votojmë Vetingun në unison

Peleshi: Do të votojmë Vetingun në unison/ Opozita pretendime të pabaza

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, zv.kryeministri Niko Peleshi ka përcjellë mesazhin e socialistëve, të cilët janë të vendosur të votojnë të gjithë bashkë projektligjin e Vetingut, për reformën në drejtësi. Peleshi tha se ligji i vetingut është shumë i rëndësishëm dhe pretendimi i opozitës është i pabazuar. Zv.kryeministri tha se shpreson në konsensusin e opozitës.

“Kemi qëndrim të qartë për seancën e sotme, shpresojmë të bashkohet edhe opozita që të miratojmë ligjin e vetingut. Mazhoranca është në unison, shpresojmë ky unison të kapë edhe opozitën. Siç e dini ka patur kontestime dhe vërejtje nga opozita, për ne nuk qëndrojnë. Kemi miratuar një ndryshim kushtetues që parashikon në mënyrë të pazakontë çdo detaj. Opozita pretendon se është antikushtetues, është e pabazuar, por shpresoj që deri në orët e fundit të ditës t’i bashkohet konsensusit”.

 

Please follow and like us: