Albspirit

Media/News/Publishing

Pishina më e thellë në botë

Njerëzit që do të duan të notojnë në këtë pishinë, duhet të kenë vërtetë guxim. Me një thellësi 34 metër, ‘Nemo 33’ është pa dyshim pishina më argëtuese në botë. Ajo ndodhet në Bruksel dhe përmban 2, 5 milionë litra ujë që mbahet në temperaturë konstante prej 30 gradë celsius.

Pishina ka pamjen e një ndërtese të përmbytur dhe përbëhet nga platforma të sheshta me thellësi të ndryshme, që fillojnë nga 5 metër, 10 metër dhe në fund të saj gjendet një gropë e madhe rrethore që ka një thellësi prej 33metrash.
Vendi, i pajisur me shpella nënujore të improvizuara me thellësi të ndryshme dhe temperatura konstante, është i përsosur për zhytësit profesionistë dhe adhuruesit e thellësive.

‘Nemo 33’, e projektuar nga eksperti belg John Beernaerts, është konceptuar si një vend multifuksional dhe qendër zhytjeje rekreacioni. Ndërkohë, për ata që nuk preferojnë të zhyten shumë, ‘ndërtesa’ është e pajisur me dritare nënujore të cilat i lejojnë vizitorët të shijojë zhytësit e thellësive.

 

Please follow and like us: