Albspirit

Media/News/Publishing

Politikani akuzon homoseksualët si përgjegjës për përmbytjet

Një këshilltar i partisë euroskeptike britanike UKIP akuzoi homoseksualët si përgjegjës për stuhitë e mëdha dhe përmbytjet që kanë mbërthyer Britaninë e Madhe.

David Silvester tha se kryeministri ka vepruar “me arrogancë kundër fjalës së Zotit” me rastin e vendimit për të legalizuar martesat mes njerëzve të të njëjtës gjini.

Në një letër për gazetën lokale, ai tha se e pati paralajmëruar kryeministrin se ky ligj do të sjellë “katastrofë”.

Komentet e tij nuk pasqyrojnë mendimin zyrtar të partisë, komentoi zëdhënësja.

“Tekstet e bëjnë shumë të qartë se një komb kristian që braktis fenë e vet dhe vepron kundër Fjalës së zotit (dhe në shkelje lakuriq të betimit të martesës) do të goditet nga katastrofat natyrore si stuhitë, sëmundjet, murtaja dhe lufta”, tha këshilltari. Ai pretendon se e ka paralajmëruar kryeministrin për katastrofat që do të vijnë nga ligji për martesat të të njëjtit seks.

UKIP është e njohur si parti antieuropiane që kërkon daljen e Britanisë nga BE dhe si ekstrem i djathë. Joshja që ajo ka nga publiku ka bërë që e djathta e qendrës në Britani të adaptojë potikika apo retorika antieuropiane dhe antimigratore për të mos humbur më shumë votues.

Please follow and like us: