Albspirit

Media/News/Publishing

Reagimi i nje artisti/ Nga Julian DEDA

Reagimi i nje artisti/ Nga Julian DEDA

Kur Charlie Chaplin hante kepucen, per te te treguar se varferia eshte ulur kembekryq dhe duhet zgjidhje, sepse ne te kundert do perfundonim duke ngrene rrobat e trupit deri sa te vdisnim urie, askush nuk i tha: “po pse i politizon gjerat o burre, nuk te takon, ti je artist”.
Kur Roberto Benigni godiste me forcen e fjales se nje komediani per vite me radhe Berlusconin, askush nuk i tha: “vazhdo bej humor plako, mos u bej pale me njerin krah dhe mos u merr me keta politikanet, nuk te takon ty, ti je artist”.
Kur Meryl Streep, doli ne foto me Bill Klintonin, ashkush nuk e paragjykoi, duke i thene: “qenke me keta ti, mos, po ç’te duhet ty mi gru, ti je artiste”.
Kur Bruce Willis, doli ne krah te George W. Bush, ne fushate per president, askush nuk i tha: “he more Bruce edhe ty te paska kap deshira per pushtet, rri urte dhe mos u merr me politike, je artist”.
Asnjehere nuk e kam kuptuar se çfare duan te thone shqiptaret me ” je artist”. Çfare? Jane ndryshe artistet nga mjeket, inxhinieret, juristet..etj? Jo mor te dashur, artistet ndjejne, perceptojne njesoj si te gjithe, ndoshta pak me teper ne imtesi se te tjeret, per shkak te profesionit. Edhe artistet kane bindjet e tyre, edhe sociale edhe politike, pse jo. Artistet jetojne ketu dhe kur ikin dritat, i ikin edhe artistit. Kur permbytet Tirana, permbytet edhe lagjia e artistit. Kur vidhen me fatura te mbifaturuara dritash, me taksa qe nuk kthehen ne sherbim te qytetarit, vidhet edhe artisti. Nese rriten çmimet rriten edhe per artistet. Nese ka super ndotje ne rruget e qytetit, te njejtin ajer thith edhe artisti. Nese qeveria genjen njerezit duke i thene se po rilindim, genjen edhe artistet. Nese vendi eshte nje parcele e madhe hashashi dhe nese njerzit s’kane buke te hane, kete e shikon edhe nje artist.
Artisti i shikon te gjitha, por fatkeqesisht, per shkak te natyres se tij teper te ndjeshme, ligeshtohet disa here me shume se te tjeret dhe si rezultat edhe reagimi i tij eshte disa fish me i ashper dhe shperthyes. Ai nuk duron me. Fjala e nje artisti ka vlere shume me teper se e nje politikani, deputeti apo ministri injorant qe s’ka bere asgje gjithe jeten perveç se i ka bere fresk prapanices se shefit te tij. Nje artist qe reagon eshte shume here me i vlefshem se nje rilindas, qe hyn ne PS vetem per te pare nga afer Ramen. Nje artist vlene me shume se nje i pa shtylle kurrizore, qe aderon ne LSI vetem se do te shkoje ne Jale kur te vije vera per te gjuajtur ndonje gje. Reagimi dhe perfshirja e nje artisti vlen mijera here me shume se disa pseudo demokrate qe i afrohen PD-se, sepse kujtojne se opozita eshte gallate.
Misioni jone nuk eshte vetem te shkaktojme te qeshura dhe te marrim duartrokitje, por mendoj se kemi edhe nje detyre sociale shume te rendesishme. Duhet te flasim, te sensibilizojme, ti themi gjerat pa frike, ashtu siç i ndjejme, pa hile dhe sipas bindjeve tona, cilat do qofshin ato. Reagimi i nje artisti vlen…vlen shume!

https://www.facebook.com/cercizloloci/

Please follow and like us: