Albspirit

Media/News/Publishing

Roma mund të jetë themeluar më herët se viti 753 para Krishtit

italy_1397746886Sipas një grupi arkeologësh qyteti i Romës mund të jetë themeluar dy shkuj para vitit 753 para lindjes së Krishtit. Kjo deklaratë është thënë pas gjetjes së disa eshtrave poshtë Forumit Romak.

Sipas studiuesve, eshtrat i përkasin vitit 900 para lindjes së Krishtit dhe për këtë arsye viti 753 para lindjes së Krishtit nuk mund të konsiderohet më me siguri si data e themelimit të qytetit. “Të gjithë e dimë se Roma është një nga qytetet më antike të botës, por ne zbuluam, në mënyrë krejt të rastësishme, se origjina e saj është edhe më e largët”, ka konfirmuar njëri prej studiuesve. Ndërkaq, në atë vend, grupi i arkeologëve ka gjetur gjithashtu edhe një copë muri prej shtufi (lloj guri gëlqeror) si dhe fragmente të qeramikës.

 

Please follow and like us: