Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA, 5-vjeçarja me ekspozitë personale në New York

Aelita Andre, nga Australia, është vetëm 5 vjeçe, por kjo nuk e ka penguar aspak vogëlushen e talentuar të ketë një ekspozitë të vetën në një galeri të New York-ut. Pikturat e saj abstrakte janë të pabesueshme, dhe pjellë e dukshme e një mendjeje të lirë që buron nga një talent unik.

ATO DUKEN SI HAPËSIRA, DHE NUK JANË REALE E AS REALISTE, – THOTË VOGËLUSHJA E TALENTUAR. – ATO DUKEN SI HAPËSIRË, POR NUK JANË TAMAM HAPËSIRË, NË FAKT JANË ABSTRAKTE”.

Pjesa më e madhe e pikturave të bukura të cilësuara nga kritikët si shprehje e ekspresionizmit janë ekspozuar në Amerikë dhe Australi. Vajza është vërtetë e bekuar me një talent të jashtëzakonshëm dhe këtë fakt e kanë vërtetuar edhe personat që e njohin në mënyrë kritike dhe artistike pikturën. Ekspozita është e dyta me veprat e artit për Aelita, të cilën mesa duket dhe sipas të gjitha gjasave e pret një e ardhme e ndritur përpara.

Në galeri janë të ekspozuara gjithsej 22 piktura, çmimi i të cilave varion nga 4.600 në 12.900 dollarë. Dhe deri tani ka pasur vërtetë shumë sukses, duke qenë se shitjet kanë qenë të konsiderueshme. Deri tani vogëlushja ka arritur të fitojë më shumë se 100 000 mijë dollarë falë pikturave të saj.

Please follow and like us: