Albspirit

Media/News/Publishing

Spot me akt intim për promovimin e portalit, nisin polemikat

reklamaNjë reklamë provokuese po ngjall jo pak polemika në Izrael. Për promovimin e multimedialitetit të portalit të saj në internet, e përditshmja Haa’retz ka nxjerrë në transmetim një spot televiziv jo fort të zakonshëm.

Në një minutë zgjat spoti, protagonistë janë një çift që bëjnë seks në pozicione të ndryshme. “Eksperienca në përdorim është në qendër të gjithçkaje,- reciton protagonisti i reklamës,- Ka diçka ofensive në propozimin e diçkaje që është bërë apo parë më parë”

Ha’aretz ekziston që prej vitit 1919 dhe është një nga gazetat më tradicionale të Izraelit. Për të “shpluhurosur” imazhin e saj dhe promovuar portalin e saj web, e përditshmja ka vendosur të bëjë një fushatë publicitare tronditëse. Fushata ka ngjallur jo pak reagime, mjaft kritika edhe në nivel politik.

Në fushë ka “zbritur” zëdhënësja e Knesset (parlamenti izraelian) Pnina Tamano Shata, e cila i ka nisur një letër zyrës së drejtuesit të Ha’aertz, Amos Schocken, duke kërkuar heqjen nga qarkullimi të spotit.

Please follow and like us: