Albspirit

Media/News/Publishing

Turqi, zbulohet Porta e Ferrit

porta e ferritNjë grup arkeologësh italianë pohojnë se kanë zbuluar Portën e Ferrit, që ndodhet në tempullin Firgia në qytetin antik të Hierapolis, tashmë Pamukale, në jug perëndim të Turqisë.

Zbulimi i bërë nga Francesco D’Andria, nga universiteti i Alentos në Itali, u prezantua gjatë një konference arkeologjike në Stamboll nga ana e skuadrës italiane.

Porta e tempullit rreth 2000 vjet më parë përshkruhej si rruga që të çonte në botin e përtejme, duke qenë se sipas mitologjisë, askush nuk mund të mbijetonte po t’i afrohej asaj porte.

Ky vend ishte i njohur dikur si “Porta e Plutonit”, një vend i shenjtë i perëndive të nënbotës (Hadit). Vetëm eunukët e Cybeles, një perëndeshë e lashtë greke e fertilitetit, ishin në gjendje që të hynin në Portën e Ferrit pa pësuar gjë.

Mijëra vjet më parë, gjeografi grek, Straboni shkruante se prej Portës së Tempullit të lashtë dalin avuj vdekjeprurës, ndërkohë që sipas arkeologëve, zbulimi konfirmon të dhënat që na vijnë nga antikiteti grek dhe romak rreth këtij tempulli.

“Disa zogj që u përpoqën t’i afrohen portës u rrëzuan menjëherë në tokë të ngordhur për shkak të gazit të dyoksidit të karbonit që del prej shpellë”, – pohojnë arkeologët italianë.

Gjatë gërmimeve në tempull arkeologët zbuluan kolona të stilit jonik me referenca kushtuar Plutonit dhe Koreut, si zotat e Hadit në antikitet. Tempulli ishte shkatërruar nga të krishterët në shekullin e 16, për t’u zhdukur plotësisht pas një tërmeti të fuqishëm.

Please follow and like us: