Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet “Kristiana Saxobeat”

Arrestohet “Kristiana Saxobeat”

Personi që është arrestuar nga policia për vjedhjen e një telefoni i-Phone 6S në banesën e një 46-vjeçari është një person i njohur. Ajo është Kristiana Ibro, 18-vjeçarja që njihet ndryshe edhe me emrin “Kristjana Saxobeat”, e cila u shndërrua në një personazh në media pas publikimet të bisedave të saj intime me Noizyn.
Për policinë, adoleshentja ka qenë një person i proceduar edhe më parë, për shkak të drejtimit të makinës pa leje drejtimi.

“Arrestimi i Kristiana Ibros është bërë pasi shtetasi Lendi Stefani, 46 vjeç, ka kallëzuar se më datë 18.08.2016, në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, kjo shtetase i ka vjedhur telefonin e markës iPhone 6S”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nuk dihet ende sesi 18-vjeçarja është gjendur në banesën e denoncuesit.

Please follow and like us: