Albspirit

Media/News/Publishing

Denion Meidani: Kanabistani

Kanabistani/ Nga Denion Mejdani

Po lexoja rrefimin e nje gazetareje e cila bashke me kolege te tjere dhe sigurisht me leje dhe ne bashkepunim me Ministrine e Brendeshme, pati “fatin” qe te lejohej, transportohej dhe te ruhej ne viziten e saj ne nje plantacion kanabisi ne shkaterrim e siper nga policia e shtetit. Nga informacioni qe ajo kishte marre ne terren i rezulton se bimet ishin mbjelle rreth 6 muaj me pare. Pra per ta cituar, sipas saj, “bimet donin dhe rreth 2 jave per te plotesuar ciklin e tyre te nisur 6 muaj me pare”…

Por ketu eshte dhe cudia e pohimit mbi ciklin e kesaj bime! Nese kërkohet informacion ne internet mbi kanabisin si bime literatura madje edhe ajo e certifikuar eshte e pafundme, deri me detaje, instruksione dhe shpjegime te plota. Rezulton nga ky konsultim online se nga fara e pamodifikuar e kanabisit per te arritu nga fara ne bocen gati per t’u vjelur duhet diku 3-5 muaj ne varesi te llojit te fares, gjatesise se deshiruar te bimes(apo pemes ne rastin e Shqiperise duke pare fotot e videot) qe parapëlqehet e deshirohet nga mbjellësi, por dhe qe ndikon direkt ne numrin e boceve te prodhuara sa me e madhe te jete ajo ne gjatesi e gjeresi. Po ashtu koha e korrjes ndikohet nga mbjellësi ne percaktimin e kohes te lejuar te procesit te lulezimit para se te mblidhet apo korret bocja. Gjithashtu ndikim ne kohe si me cdo bime apo “peme frutore” ka dhe cilesia e dheut dhe fertilizantit, si dhe vaditja, ekspozimi ne diell dhe temperaturat e duhura. Ne pergjithesi, po lexoj se, farat e reja te modifikuara kerkojne kohe me te shkurter nese ato perzgjidhen nga ato fara qe jane modifikuar per te bere vete-lulezim. Se fundi mjeshteria ka arritur qe nese shfrytezohet metoda e klonimit te bimes nene atehere i tere procesi deri ne korrje reduktohet deri dhe ne 2 muaj.

Sigurisht, ne plantacionet serioze, sic pame dhe nga intervista e nje djaloshi nga Lazarati i cili u rrefye po sot ne media, thuhet se feudalet e rinj te kanabisit tone po perdorin dhe konsulente nga Lazarati. Jane ata qe natyrisht kane gjithe know-how edhe akses tek farat e modifikuara qe shfrytezoheshin dikur ne ate zone.

Duke gjykuar nga fotot e gazetareve, mbase jam dhe i gabuar, por me zuri syri goxha bime te gjata e te trasha por pa boce ne to. Te krijohej pershtypja se tashme kishte mbaruar procesi korrjes dhe policia e shtetit, thjesht po detyrohej te bente pastrimin e parceles, per ta pergatitur ate, mbase, per mbjelljen e radhes. Sigurisht, teksa policet e thjesht benin kete gje, shefat e tyre apo feudalet e kanabisit arriten, ndoshta, t’u hidhnin hi syve dhe ketyre gazetareve te suksesshem. Pse jo dhe te shisnin tek popullata nje aksion te sukseshem dhe nje fushate ne avancim ne luften kunder kanabisit.

Ne intervisten e tij, “këshilltari” nga Lazarati sqaronte gjithashtu se klientet e tij kryenin mbjelljen dhe vjeljen vetem me leje dhe aprovim nga lart. Po te jete i vertete nje pohim-informacion i tille, te krijohet dyshimi se, mbase, ka pasur dhe fusha te mbjella “pa leje”, ku ka pasur dhe bime akoma me boce qe duheshin prere per shown teatral te rradhes. Nuk përjashtohet dhe pohimi ironik se vec show-ut, ka vepruar dhe mekanizmi i ekonomise se tregut, me ane te cilit arrihet te realizohet dhe rregullimi i cmimin te tregut te bimes se vyer.

Gjithesesi, jam dakord me shumicen e komenteve apo dhe mjaft përfundimeve ne portale. Sipas tyre, sot, ne Shqiperi, plantacionet e kanabisit, qe jane dhe te kudondodhura, mund te vizitohen pa rrezik vetem me viston e Ministrise se Brendshem.

Nderkohe qe nga sa u degjua dhe u tha ne parlament, pjese e “vettingut” do te jene dhe drejtore nga kjo ministri. Kjo e ben jo vetem “interesante”, por dhe teper problematike metodiken e luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar qe sic shihet e dihet mire ka prekur dhe semure jo vetem sistemin e drejtesise.

Rrofte pra reforma anti-“gjelberuese”, per te gjelbëruar ate te ne drejtesi!…

Please follow and like us: