Albspirit

Media/News/Publishing

Kolaudimi i makinave në kaos

Kolaudimi i makinave në kaos

Historia e kolaudimit të makinave vazhdon e njëjta, kaos me rradhë të gjata makinash në pritje të kolaudimit të mjetit. Shoferët ankohen për sorollatjet nga ana e punonjësve të SGS si dhe abuzimet e tyre.

Një vëzhgim i bërë nga Gazeta Sot ka rezultuar në rradhë të gjata në terren, përkatësisht tek zona e njohur si Nisharaku. Shoferët ankohen për kohën e ccuar dëm dhe prishjen e punës apo të planeve të tyre si pasojë e papërgjegjshmërisë së punonjësve të SGS-së të cilët edhe pse shoferët kanë caktuar datën e orën me e-mail më parë i kthejnë mbrapsht duke u thënë thjesht se ka ndryshuar dita e caktuar. Nga ana tjetër në Fushë-Prezë situate është më e rënduar me rradhë edhe më të gjata, ndërsa SGS nuk bën asgjë për të normalizuar situatën. Ky koncesion mban monopolin e kolaudiit të mjeteve në Shqipëri. Megjithëse këto praktika njihen madje edhe pranohen si abuzuese edhe nga ministri i Transporteve Haxhinasto asgjë nuk është bërë gna ministria e Transporteve që ministri drejton për të ndëshkuar apo rregulluar situatën. Për paligjshmërinë e koncesionit të kontrollit teknik të mjeteve është folur që kur iu dha sektorit privat por premtimet e mazhorancës qeverisëse se do ta hiqte këtë koncesion që për të së vërtetës do t’i sillte shumë të ardhura sektorit publik.

Please follow and like us: