Albspirit

Media/News/Publishing

Llogaritë e rreme në “Facebook” mund t’u çojnë para ligjit

Përdoruesit e internetit të cilët krijojnë profile të rreme në rrjetet sociale mund të përballen me akuza penale. Kjo është përcaktuar në udhëzimin më të ri. Njerëzit që përdorin llogari në mediat sociale në emër të të tjerëve dhe për më tepër i keqpërdorin ato duke ngacmuar apo sulmuar të tjerët do të përballen me ligjin.

Sipas Shërbimit të Prokurorisë kjo dëmton reputacionin dhe i turpëron njerëzit  në mënyrë të padrejtë. “Në disa raste informacioni mund të përhapet në atë mënyrë sa të bëhet i besueshëm që është shpërndarë nga vetë përdoruesi real”, thanë autoritetet.

Sipas autoriteteve rregullat e reja janë një përgjigje për të luftuar krimin online, pasi po përhapet masivisht.

Please follow and like us: