Albspirit

Media/News/Publishing

“Operacioni” Brexit, Theresa May mbledh kabinetin për strategjinë

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka thirrur mbledhjen e parë të kabinetit të saj pas pushimeve verore, në një takim ku do të diskutohet posaçërisht për strategjinë që do të ndjekë vendi për të dalë nga Bashkimi Europian.

Pavarësisht se kabineti aktual përbëhet nga ministra që e mbështetën largimin nga unioni, ata kanë ide të ndryshme për marëdhëniet që Britania duhet të mbajë me bllokun pas përfundimit të këtij procesi.

Kryeministrja May ka konfirmuar se nuk do t’a thërrasë nënin 50 të Traktatit të Lisbonës përpara fillimit të vitit të ardhshëm. Ajo është shprehur se më parë kabineti duhet të qartësojë ato që kërkon të arrijë nga negociatat që parashikohet se do të zgjasin dy vite.

Diskutomet për daljen e Britanisë nga BE-a do të priten me mjaft interes pasi kjo është hera e parë në historinë e bllokut që një vend kërkon të largohet nga unioni.

Please follow and like us: