Albspirit

Media/News/Publishing

Propozohet që burrat t’i rrahin gratë nëse ato refuzojnë të kryejnë seks

Burrat duhet të lejohen që të rrahin lehtë gratë e tyre, nëse ato refuzojnë që të kryejnë marrëdhënie seksuale. Ky propozim është bërë nga lideri i një këshilli islamik në Pakistan.

Gjithashtu këshilli i ideologjisë islamike propozon që duhet të ushtrohet dhunë ndaj gruas edhe nëse kjo e fundit nuk vesh atë që preferon bashkëshorti.

Dokumenti prej 160 faqesh ende nuk ka përfunduar, pasi ka ende punë, por pas përfundimit do të dërgohet të ligjvënësit në provincën e Punjab për miratim. Ky është edhe rajoni më i populluar. Në propozim thuhet se mund të ushtrohet dhunë ndaj grave edhe nëse ato nuk lahen pas marrëdhënieve ose gjatë menstruacioneve.

“Një burrë duhet të lejohet të rrahë lehtë gruan e tij, nëse ajo sfidon urdhrat e tij dhe refuzon të vishet sipas dëshirave të burrit, nëse refuzon kërkesat për seks pa justifikime fetare ose nëse nuk lahet pas seksit dhe gjatë periudhës menstruale”, shkruhet në propozim.

Rrahja është e pranueshme edhe kur gruaja nuk mbulon kokën, nëse bashkëvepron me të panjohur, nëse flet me zë të lartë dhe nëse jep para pa lejen e burrit. Megjithatë propozimi lejon që gratë të marrin pjesë në politikë dhe të bëhen gjykatëse.

 

Please follow and like us: