Albspirit

Media/News/Publishing

Rivlerësimi i Pasurisë, ja si bëhet, kujdes tatimet

Rivlerësimi Pasurisë, ja si bëhet, kujdes tatimet

Kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ilirjan Muho, ka shpjeguar hapat që duhet të ndjekin qytetarët për rivlerësimin e banesave dhe pronave të tyre. Muho sqaron se qytetarët duhet të paraqiten në zyrat e Hipotekës me një dokument pronësie, e më pas të plotësojnë formularin e rivlerësimit.

Kryeregjistruesi Muho, tha se rivlerësimi i pasurisë sjell përfitim për qytetarët, pasi e vlerëson pronën në përputhje me vlerat e tregut imobiliar.

“Qytetarët duhet t’i drejtohen zyrave të aplikimit. Duke filluar nga nesër ata mund të tërheqin një formular me dy kopje. Pikën 1 dhe 2 e plotësojnë qytetarët, ndërsa pikën 3 dhe 4 e plotësojnë punonjësit e zyrave të regjistrimit. Ky formular më pas dorëzohet në zyrën e Regjistrimit. Pasi llogaritet vlera, qytetari e merr këtë formulat dhe pas bërjes së pagesës do të bëjë edhe regjistrimin e pronës”.

Muho tha se me realizimin e këtij procesi do të ketë edhe një zhvillim pozitiv të tregut imobiliar.
Ky proces i rivlerësimit të pasurisë mund të bëhet ose në Zyrat e Regjistrimit, ose nga ekspertë privatë, në varësi të zgjidhjes nga vetë qytetarët.

Muho sqaron se pagesa për realizimin e këtij procesi është 700 lekë.

Please follow and like us: