Skip to content
  • Politika
  • Aktualitet
  • Kadare
  • Bota
  • Dosje
  • Art
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Showbiz

Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali më i madh i korrupsionit në historinë e sportit

Nga Alessandro Cappelli

Parimi i salçiçes thotë se nëse kemi përpara diçka të mirë apo të bukur, është më mirë të mos e dimë se si është bërë ajo. Zakonisht kjo vlen për ligjet dhe politikën:më mirë të mos investigosh se çfarë fshihet pas marrëveshjeve, kompromiseve dhe shtrëngimeve të duarve. Por mesa duket kjo vlen edhe për botën e futbollit, dhe konkretisht për FIFA-n. Për një kohë të gjatë tifozët dhe spektatorët e thjeshtë i injoruan, zgjodhën që të mos u jepnin rëndësi skandaleve në lidhje me qeverisjen e futbollit, edhe kur ishin në qendër të lajmeve sëkronikës së zezë.

Tek e fundit, nëse pjata është e mirë, është mirë të mos bëni shumë pyetje sesi është gatuar ajo. Megjithatë, fillimi i botërorit të Katar ndryshoi çdo perspektivë. Faktet skandaloze që nëfillim u përhapën në rrjetet sociale dhe më pas në media, e kanë zbehur interesin për ngjarjen më të rëndësishme futbollistike, duke e varrosur bukurinë sportive të kompeticionit nën një mal kalbësie, korrupsioni dhe vdekjesh të pandëshkuara.

Katari është përgatitur për gati 2 dekada për këtë botëror, dhe nuk ka arritur të ofrojë ende një organizim të krahasueshëm me edicionet e mëparshme. Nga ana tjetër FIFA, duket se ka bërë ciklin e plotë, në fund të një rruge dhe të një rënieje politike, por edhe morale dhe njerëzore, e cila i ka rrënjët që shumë kohë më parë.

“Në rast se doni ta menaxhoni FIFA-n me një kod etik, atëherë duhet të keni shumë fat!”-thotë Zherom Valcke, ish-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, në pjesën e fundit të dokumentarit të Netflix-it “FIFA:Zbulimi i gjithë skandaleve”.

Në 4 episode, seriali i publikuar pak para fillimit të Kupës së Botës, paraqet një panoramë të frikshme:4 orë intervista me gazetarë, ish-zyrtarë të FIFA-s, agjentë sportivë, hetues dhe njerëz të përfshirë në hetime, janë një përzierje shkeljesh ligjore dhe neverie, që e bëjnë rrëfimin e një historie futbolli, një seri mbi perversionin kriminal të pushtetit, dhe mbi pashmangshmërinë e së keqes.

“Unë nuk jam i sigurt nëse është e mundur të ndiqet një kod etik në këtë institucion”- thotë Valcke, me një përzierje të vetëbesimit dhe pranimit të pangushëllueshëm të realitetit. Për dekada me radhë, FIFA kishte qenë vetëm një organizatore aktivitetesh sportive me një vizion thjesht idealist të një futbolli jofitimprurës, dhe me qëllimin përfundimtar për të shfaqur para botës lojën e bukur.

Në vitin 1974 kreu i FIFA-s u bë Zhoao Havelanzh. Ishte viti në të cilin nisi të zbehej ideja romantike e organit drejtues të futbollit botëror:fushata elektorale e ish-notarit brazilian ishte ambicioze. Ai foli për një futboll të përhapur global, për një flamur në çdo pëllëmbë të hartës së botës.

Politikisht ishte një strategji e shkëlqyer. Në një sistem në të cilin çdo federatë kombëtare vlen një votë, organizatat kontinentale të Amerikës së Veriut (CONCACAF) dhe Afrikës (CAF) do të kishin një peshë të madhe në votë, pavarësisht se kishin tregje margjinale në lidhje me lëvizjen botërore të futbollit.

Por për të siguruar vazhdimësinë në detyrë, ai duhet të bindte drejtuesit e atyre federatave.Dhe suksesi i Havelanzh filloi pikërisht me zarfet me para që do t’u shpërndaheshinpresidentëve të federatave, të cilëve do t’u kërkojë votën:është momenti historik në të cilin korrupsioni në FIFA shndërrohet në një element sistemik, shtylla mbi të cilën mbështetejpushteti.

Një vizion që nuk mund të materializohet me burimet e pakta të një organizate, që deri atëherë ishte e krahasueshme me një OKB të futbollit. Pra futbolli duhej të vdiste, i zëvendësuar nga një vizion i lojës si produkt, si një mall për t’u shitur pas ofertën më të mirë.

Fytyra dhe mendja prapa këtij transformimi ishte një zviceran me origjinë nga Visp, njëqytezë me 7 mijë banorë në luginat e Kantonit Valais. Një njeri i dashuruar pas futbollit që mezi priste të kishte një rol në këtë histori.

Ishin hapat e parë në ndërtimin e një perandorie, të cilën që Sep Blater do ta sundonte më pas për shumë vite. Ideja ishte revolucionare, por shumë e thjeshtë:duheshin sponsorë. Dhe i pariështë kompania Coca Cola, që në vitin 1976 u bë partnere në projektet e futbollit për të rinjtë. “Dy organizata të mëdha mund dhe duhej të kishin punuar së bashku”– mendon Blater. Porduhej një furnizues i pajisjeve sportive, dhe kompania e dytë e njohur me të cilën u firmos marrëveshje ishte ADIDAS. Më pas do të pasojnë marrëveshjet e tjera me Phillips, Canon, Gillette.

Nëse ka një shpërblim, cilido mund të organizojë Kupën e Botës. Havelanzh mbështet ofertën e Argjentinës për organizimin e Kupën së Botës së vitit 1978. Kjo do të thoshte të shpërbleje Videlën dhe juntën e tij ushtarake, por nga pikëpamja e futbollit si produkt, gjithçka u vendosnë plan të dytë.

Ato mund të duken si histori të një të kaluare më të errët se e tashmja. Në realitet gjithçka është ende aty, sikur disa parime të ishin gdhendur në gur. Të dielën e kaluar presidenti aktual i FIFA-s, Xhani Infatino – që fatkeqësisht u la jashtë dokumentarëve të Netflix, por qëvitet e fundit ka shtrënguar dorën me Vladimir Putin dhe sheikët e Katarit – tha se çdokush mund të presë Kupën e Botës, madje edhe Koreja e Veriut.

Pjesa kryesore shfaqet në episodin e tretë, dhe ka të bëjë më akuzat për korrupsion të anëtarëve të FIFA-s nga Katari, dhe me kryqëzimin mes futbollit dhe interesave gjeopolitike,të cilën e nxitën Blaterin ta shpallte me njëfarë hezitimi vendin e vogël të Gjirit si organizatoren e botërorit të këtij viti.

Informatorja Fedra Almaxhid, shefe e marrëdhënieve me mediat ndërkombëtare në FIFA, zbulon se ishte dëshmitare e ryshfeteve të dhëna në këmbim të votave për Katarin. Hasan AlTauadi, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Suprem përgjegjës këtë botëror, u ofroi para delegatëve nga Kameruni (Isa Hajatu), Bregu i Fildishtë (Zhak Anuma) dhe Nigeria (AmosAdamu) për të siguruar votën e tyre.

Skandali duket shumë më real dhe më mizor këto ditë, kur lojtarët më të mirë në botë po dalin të luajnë në stadiumet që ndodhen në mesin e shkretëtirës, ​​mes tifozëve të rremë dhe menjë ndjenje të përgjithshme “se gjithçka është e rreme, shumë, shumë e rreme“, siç tha përLinkiesta agjenti i një lojtari, që preferon të mbetet anonim dhe që zbarkoi në Katar dy ditë para ndeshjes hapëse.

Hetimi i FBI-së çoi në vitin 2015 në ngritjen e 47 akuzave, përfshirë ato të mashtrimit dhe pastrimit të parave; në arrestimin e 7 drejtuesve të lartë; vënien në hetim të 4 anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv; dhe dorëheqjen e Sepp Blater.

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara – që koordinoi hetimet me FBI-në – e kishte përcaktuar atë si një rrjet të dendur korrupsioni të lidhur që kishte ndikuar në marrëveshjet e marketingut, të drejtave televizive dhe në përcaktimin e organizatorëve të Kupës së Botës, për shifra që arrijnë në qindra miliona dollarë, gjatë një periudhe kohore prej rreth 2 dekadash. / “Linkiesta” – Bota.al

facebookShare on Facebook
TwitterPost on X
FollowFollow us
PinterestSave
Kerko
Aktualitet
  • Arta Arifi: Dhe ne zgjohemi pas një tragjedie…
    October 31, 2026
  • Alexandros Kosenas: Neptun International, drejt një kapitulli të ri!
    October 30, 2026
  • Ndahet nga jeta shkrimtari dhe diplomati Bashkim Zeneli
    October 30, 2026
  • Fake news dhe presion për sponsorizim: Si po tentohet të frikësohet drejtuesi i Sante Plus group në Shkup?
    October 30, 2026
  • Drejtuesit e RIT-Kosova vizitojnë Vatrën: Mundësi të reja për bashkëpunim
    October 27, 2026
Kadare
  • Ismail Kadare: Fatin e atdheut e kemi në duart tona
    October 18, 2026
  • Sadik Bejko: Një letër e M. Camaj kundër Kadaresë
    October 14, 2026
  • Shqipëria e Kadaresë: laborator pikënisjeje për pyetje universale
    September 27, 2026
  • Arben Iliazi: “Dodona”, sipas Petro Çerkezit dhe Ismail Kadaresë
    September 26, 2026
  • Ismail Kadare: Vdekja e gruas ruse
    September 7, 2026
Bota
  • Dy kongresmenë i kërkojnë Rubios kufizimin e vizave për zyrtarët e korruptuar në Shqipëri, përditësim edhe për çështjen e Ballukut
    October 29, 2026
  • Daniel Serwer: Çfarë ndryshon në Serbi pas Vuçiçit?
    October 29, 2026
  • Nasce EBSI, l’Ente Bilaterale STEM e Innovative: Lamberto Scorzino eletto Presidente
    October 29, 2026
  • Kina bën thirrje për bashkëpunim të hapur me Evropën
    October 28, 2026
  • CMG konfirmon marrjen e letrës së faljes nga Real Madridi
    October 28, 2026
Art
  • Cristian Camiche: Kudret Isaj dhe libri “Dy helvetë nëpër udhët e Ilirisë së vjetër”
    October 31, 2026
  • Cikël poetik nga Luan Rama
    October 31, 2026
  • Gezim Alpion: Saint Teresa of Calcutta’s Fame Capital
    October 31, 2026
  • Bledar Koçi: Shkëmbi i sherrit
    October 30, 2026
  • Milazim Krasniqi: FUNKSIONI I RIMËS NË VEPRËN “LAHUTA E MALCIS”
    October 30, 2026
Sport
  • Saimir Kadiu: MARJETA PRONJARI – VAJZA QË FLUTURONTE MBI STEKË
    September 6, 2026
  • Hysa rishkruan historinë e boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare
    August 30, 2026
  • Një partneritet për fitore: ABI Bank bëhet sponsor i ekipit të futbollit Skënderbeu
    August 27, 2026
  • KRISTIAN PRENGA BËRI QË EMRI I SHQIPËRISË TË JEHONTE NË BOTË
    August 3, 2026
  • Before the final: Saluting the 2026 World Cup’s best stories
    July 19, 2026
Politika
  • Artan Xh. Duka: Tiktoksat e tik-taku i tranzicionit!
    October 31, 2026
  • Top Channel: Nga “Epopeja shqiptare” tek “Epopeja e Epirit të Veriut”, çfarë ndryshoi në gjuhën e presidentit grek
    October 30, 2026
  • Dhoma Italiane e Tregtisë për Paketën Fiskale 2027
    October 30, 2026
  • Dhoma Britanike e Tregtisë kundërshton rritjen e taksave
    October 30, 2026
  • Rafael Floqi: Liderët që largohen dhe ata që ngjiten si këpusha pas pushtetit
    October 29, 2026
Dosje
  • GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU, GJENERAL-LEJTËNANTI I PARË SHQIPTAR
    October 31, 2026
  • I vescovi dell’Albania in Vaticano per la visita “ad limina”: il significato di un rito che unisce Roma e il Paese delle Aquile  
    October 31, 2026
  • Cristian Camiche: Kudret Isaj dhe libri “Dy helvetë nëpër udhët e Ilirisë së vjetër”
    October 31, 2026
  • Emil Asdurian: Përkujtim për njeriun fisnik, prof. doc. Anesti Boçka
    October 30, 2026
  • Bernard Zotaj: XHEVIT ZENELI, KËNGËTAR DHE RAPSOD POPULLOR I SMOKTHINËS
    October 29, 2026
Kuriozitete
  • Debato me një budalla dhe ai do të të quajë idiot
    October 4, 2026
  • Japonia thyen rekordin, mbi 107 mijë njëqindvjeçarë
    September 18, 2026
  • Një lajm i bukur dhe pak humor/Britanikja feston 117-vjetorin, kuptohet me origjinë të hershme shqiptare
    August 21, 2026
  • Dokumenti/Heshtje varri nga kryeministri hije Pilinci, pas ultimatumit të 6 Majit 2026
    June 19, 2026
  • Paranojaku dhe narcisti, binjakët e dy patologjive
    June 18, 2026
Showbiz
  • Hermes Nikaj: La Nela, një zë i ri i bashkohet muzikës shqiptare!
    September 15, 2026
  • Bashkë për Blair Isufin, bashkë për Kosovën!
    August 22, 2026
  • Lino7 rikthehet me “Ajo” duke sjellë një standard të ri në Muzikën Urbane
    June 18, 2026
  • Shqiptarja që fitoi ‘Miss Amerika’ mahnit publikun me këngën shqipe
    October 24, 2025
  • Hermes Nikaj: Ftesë në studion e stilistes Denisa Marku
    September 21, 2025
Rreth Nesh
Alb-Spirit është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke i dhënë përparësi profesionalizmit si dhe personaliteteve më të spikatura të botes shqiptare dhe jo vetëm. Si një alternativë e re, portali synon të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë.
Kontakt
Editor: Cerciz Loloci Adresa: Rruga Kongresi i Lushnjes, P. 31 Tirane Cel: +355686092910 email: cercizloloci@gmail.com
Kalendar
August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
« Jul   Sep »
COPYRIGHT 2018. ALL RIGHTS RESERVED