Albspirit

Media/News/Publishing

Tjetër vatër zjarri, digjen 10 hektarë pyje në Gjirokastër

Tjetër vatër zjarri, digjen 10 hektarë pyje në Gjirokastër

Vatrat e zjarrit sa vijnë dhe shtohen në territorin e Shqipërisë, rreth 10 hektarë pyje janë djegur sot në parkun e Viroit në Gjirokastër.

Zjarri mendohet se ka qenë i qëllimshëm, ndërsa është përhapur poshtë kurorës së pishave në parkun e Viroit, ndërsa flakët vijojnë të përhapen të favorizuara nga era.

Flakët rrezikojnë edhe një stan që ndodhet shumë pranë vatrës së zjarrit.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, ndërsa po ndihmohen edhe nga banorët me mjete rrethanore.

Please follow and like us: