Albspirit

Media/News/Publishing

UNË, VAJZA E 60-TË QË U VODH SOT NË URBANIN E TIRANËS

 

Sot më vodhën në urban, e përveç parave, më shqetëson fakti se nuk di ku të përplasem për gjërat minimale, e aq më pak të kërkoj siguri.

Nuk ishte hera e parë që hipa në urban, por ishte hera e parë që u vodha. Nuk e quaj pakujdesi timen, por një profesionalizëm në shtim nga ana e hajdutëve.
Pagova 40 lekë për t’u vjedhur dhe humba plot 13 mijë lekë, pa harruar mjetet identifikuese, në një udhëtim prej 2 stacionesh.
Një burrë i moshuar kur pa gjendjen time, më këshilloi të bëj denoncimin në polici. “Mbase të kthejnë kartën e identitetit. Shoferët, faturinot e autobusëve bashkëpunojnë me hajdutët dhe kam dëgjuar që i dorëzojnë disa karta identiteti.”
Zbrita nga urbani dhe lajmërova policinë. Një polic mu afrua, mori disa të dhëna dhe më tregoi çfarë duhet të bëja, njëlloj siç më këshillon mami im. Më drejtoi tek Komisariati 3 për të bërë denoncimin. Në komisariat, ngjitur me mua ishte një vajzë që i kishin vjedhur dje kuletën. Pas rregullimit të sistemit, dhe pasi ajo u largua, marr një koment ironik nga polici i sportelit.

“Me sa duket ju paska vjedhur i njëjti person”.

“Më fal, po ju nga e dini, apo jemi të vetmet vajza që jemi vjedhur?“- e pyeta.

Jo, më përgjigjet: “Janë plot 60 denoncime në ditë”.

Pra, 60 qytetarë në ditë, paguajnë shërbimin e transportit publik ndërkohë që ky udhëtim u kushton më shumë se aq, pasi hajdutët kalojnë nga njëri urban në tjetrin.

E pyes se mos ndoshta hajdutët janë pjesë e ndonjë rrjeti që bashkëpunon me shoferët dhe faturinot. Thotë se nëse qytetarët çojnë fakte, atëherë mund të veprojnë. Ishte një polic që  priste që punën t’ia çonte të gatshme qytetari.

Shpresoj të gjej kartën time të identitetit, se lekët …

Please follow and like us: