Albspirit

Media/News/Publishing

Alexis Fraser, artistja që pikturon me puthje! 

 

 

Artistja kanadeze Alexis Fraser ka vendosur të heq dorë nga furçat dhe penelat, për të pikturuar me anë të teknike të re: Piktura me puthje.

Mund t’iu duket e çuditshme dhe e vështirë, por Alexis ia dalë mbanë me këtë teknikë sa origjinale dhe pse jo të vështirë.

Ajo përdor buzëkuq për të dizenjuar pikturat e saj. “Në fund të ditës ne të gjithë kemi një histori. Të gjithë duam të na shikojnë dhe dëgjojnë. Trupi im tërheq vëmendjen mbi individualizmin tonë dhe nevojën për të llogaritur diçka,” thotë ajo.

Kjo është filozofia e kësaj nëne të re nga Toronto e cila që nga viti 2011 ka realizuar portrte dhe peisazhe në mënyrë të vazhdueshme duke u përpjekur për të sjellë risi në art. Krijimet ajo arrin t’i shesë nëpërmjet websajtit të saj.

Portrete e bëra me buzë, janë pjesa më origjinale e repertorit të saj që po tërheqin shumë vëmendje në rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe Youtube. Pengesa e vetme? Sasia e madhe e buzëkuqve që i duhet të përdor si dhe koha e gjatë e puthjeve në kanavacë. Por e gjitha ia vlen për artin.

 

Please follow and like us: