Albspirit

Media/News/Publishing

Dibra në prag zgjedhjesh, bum tenderësh ne Agjencinë e Prokurimit

 

peshkopia

 

Të dielën e kësaj jave zhvillohen zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Dibrës, ndërsa stafi ekzistues po kontrakton më shpejtësi fondet që njësia vendore ka në dispozicion për këtë vit. Vetëm në buletinin e sotshëm të Prokurimeve Publik u shpallën me dhjetëra njoftime për fituesit dhe lidhjen e kontratave për nisjen e punimeve.

Sot u shpall fitues për kanalizimet e urave të zeza përgjatë përroit të Tominit, kompania “DODA NDERTIM” shpk, Peshkopi me fond limit 3,2 milionë lekë.

Gjithashtu sot kompania “SELAMI” Shpk me aktivitet në Peshkopi u shpall fituese për sistemin dhe asfaltimin e rrugës Borde –Peshkopi me një vlerë  65 milionë lekë megjithë TVSH. Burimi i financimit për këtë rrugë është buxheti i shtetit dhe Bashkia e Dibrës.

Bashkia e Dibrës hapi sot tenderin për shërbim, përmirësim e infrastrukturës Vendore, Aksesit, Lëvizshmërisë dhe Rivitalizim i Hapësirave Publike ne zonën pranë Pallatit të Kulturës me vlerë 1 milionë lekë.

Sot kompania “EGLAND” u shpall fituese për punime për rrethim dhe shtesë për depon e ujit në Shkollën Karmën “Myslim Shehu”, me vlerë  833 mijë lekë.

Po sot bashkia e Dibër ka përfshirë në procedura prokurimi me vlerë 10 milionë lekë mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit.

Në fund të muajit që shkoi u hap tenderi për sistemim i përroit te Llixhave, Segmenti Ura e Pazarit-Lixha dhe Rikualifikimi Urban i Zonës” me vlerë 3.3 milionë lekë pa TVSH-në.

U fut në fund të muajit që shkoi në procedura prokurimi “Shërbim Projekt zbatim i objektit Rikonstruksion i Rrugës Kryesore –ish.NBSH deri ish, SMT” me vlerë 5 milionë lekë.

Dy muajt u fundit prokurimet e fondeve publike për bashkinë e Dibrës janë shumëfishuar në krahasim me njësitë e tjera vendore që kanë të të njëjtën madhësi.

Please follow and like us: