Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook prezanton opsion të ri për ata që pëlqejnë komunikimin me video

 

facebook-550x367

Aplikacioni i mesazheve i rrjetit social Facebook është padyshim një ndër më të përdorurit në mbarë globin. Një ndër arsyet kryesore është fakti se kompania, herë pas here prezanton risi të reja, duke e bërë më interesant dhe mbi të gjitha më funksional.

Këtë herë, Facebook sjell opsionin e komunikimit me anë të videos (video chat).

Kjo risi i jep mundësinë përdoruesëve që të flasin ballë për ballë ndërsa janë në gjendje të dërgojnë gjithashtu mesazhe të shkruara. Videoja ndërkohë qëndron në një cep lart, duke e bërë komunikimin edhe më të lehtë.

Ky opsion është tepër i lehtë për t’u përdorur, mjafton të klikoni tek video – kamera që ndodhet lart në të djathtë të telefonit, në dritaren e chat –it.

Please follow and like us: