Albspirit

Media/News/Publishing

Shkupi dhe lëvizja e armatosur më 1900

nga Eugen SHEHU

Në muajt nëndor-dhjetor të vitit 1899,sërish u duk se në visetshqiptare të Kosovës e Maqedonisë të banuara me shqiptarë,do të kalonin ciklone tejet të fuqishëm.

Të prirur për të shuar çdo ndjenjë apo lëvizje kombëtareshqiptare,forcat e verbërta shovene serbo-bullgare-maqedonase,ishin lëshuar me tërbim duke dashur të paracaktonin fatin e trojeve tona amtare.

Përveç politikave të tyre shovene,në mënyrë të fshehtë,fqinjët e shqiptarëve,patën filluar armatosjen e sllavëve,malazezëve,bullgarëve dhe maqedonasve,duke i përgaditur hordhitë e tyre për të msyrë drejt tokave shqiptare.

Në mesin e nëndorit 1899,Porta e Lartë,dërgoi disa forca të reja të ushtrisëosmane,në drejtim të Prishtinës,të komanduara nga koloneli Ali Beu,me ç”rast kazermat përgjatë rrugës Shkup-Prishtinë u vunë në gadishmëri të plotë luftarake.

Por mesa duket,shtabi i Lartë ushtarak osman,nuk i pati bërë llogaritë taman,ngase shumë ushtarë dhe oficerë shqiptarë që shërbenin në ushtrinë e gjysëmhënës,patën filluar të simpatizonin ndjenjat liridashëse të kryengritësve.

Për më tej në rajonin e Shkupit,disa prej tyre nuk muarën asnjë masë kundërvepruese edhe atëherë kur popullsia e këtyre trevave,pat dalë hapur me kërkesa kundër shtypjes osmane.Në fundin e nëndorit 1899,një Ferman i ardhur nga Stambolli,pos të tjerave kërkonte që të merreshin masa të rrepta,deri në burgime,ndaj atyre ushtarëve apo oficerëve shqiptarë të cilët vireshin në përkrahje të kryengritësve.

Spiunët e shumtë në radhët e ushtrisë,çdo ditë raportonin Portën e Lartë për ndjenjat miqësore që ushtarët shqiptarë ushqenin ndaj kryengritësve.

Sigurisht në këto veprime,ushtarët dhe oficerët shqiptarë të cilët shërbenin në ushtrinë osmane,u përkrahën pos të tjerave edhe nga atdhetarët shqiptarë të cilët jetonin e vepronin larg viseve të tyre amtare.Një thirrje kuptimplote e hartuar prej këtyre atdhetarëve,vinte në pah rrezikun e madh të shovenizmit serbo-bullgar-maqedon lidhur me trojet shqiptare.

Në mënyrë të veçantë në këtë thirrje,duke iu drejtuar shqiptarëve në katër vilajetet,u kumtohej atyre që të ndiqej shembulli i lidhjes shqiptare të Prizërenit,çka ishte për bashkimin e Shqipërisë në një vilajet të vetëm si edhe marrjen e masave të tjera”që do të fusnin Shqipërinë në rrugën e shpëtimit dhe të çlirimit kombëtar”( Arkivi Qendror i Shqipërisë – Tiranë , Fondi 45 , dosja 5 , fleta 2).

Edhe në Stamboll,ndonëse në një trysni kërcënuese,atdhetarët shqiptarë vijuan punën e tyre për forcimin e Besës ndër katër vilajetet,duke marrë nisma deri në dërgimin e misionarëve të fshehtë në viset shqiptare,të cilët sigurisht ndikuan në zgjimin e vetëdijes sonë nacionale.Për më tej,veprimtaria e këtyre atdhetarëve,pat rënë në sy edhe të zbulimeve të huaja antishqiptare.

Kështu, konsulli austriak në Manastir,Kral,i shkruante në një telegram qeverisë së vet për këtë veprimtari,ku midis tjerash i vinte në dukje se: „Disa shqiptarë të shquar në Stamboll dhe athdetarë të tjerë,po i nxisin papushim qarqet toskë të krijojnë lidhje,si ato që u formuan në disa pjesë të Shqipërisë së Epërme dhe Qendrore.Ana kombëtare shqiptare po u jep një rëndësi të veçantë zhvillimit të mëtejshëm të këtyre lidhjeve”.( Arkivi i Institutit të Historisë – Tiranë. Dokumenti 102 ).

E ndikuar së tepërmi nga kryngritja e popullsisë së Dibrës,Lëvizja KombëtareShqiptare në muajt dhjetor – janar 1899-1900. i ngjante një furtune në rritje.

Veçanërisht kjo furtunë,do të prekte trevat e Maqedonisë shqiptare ku nëShkup,Tetovë,Gostivar e Dibër,forcat kryengritëse patën sulmuar haptas pushtetin vendor osman.

Kështu,burime të historiografisë osmane,bëjnë fjalë për rebelime të shumta të shqiptarëve në trojet e tyre autoktone,e në Maqedoni madje shumë nënpunës turq nga këto treva,u larguan për në Manastir,në mbrojtje të garnizonit të atjeshëm ushtarak osman.

Kur kryengritësit dibran,vazhdonin të mbanin ende të pashuar,flakët e lëvizjes së fuqishme të tyre nacionale,në fillim të shkurtit të vitit 1900,një tjetër epiqendër cikloni u ndje në Shkup.

Sizmika shpërthyese e lëvizjeve shqiptare,po parathoshte në fakt se populli ynë nuk mund të kthehej në plaçkë tregu për monarkitë ballaknike dhe fuqitë e tjera që vepronin pas krahëve të tyre.Ka qenë sigurisht,nisma e atdhetarëve shqiptarë në Stamboll,të cilët dërguan kësaj periudhe në vise shqiptare të Maqedonisë ,Idriz Efendiun (Gjakova) i cili që në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizërenit,pat’ treguar pos atdhetarizmit,edhe vlera të mëdha organizative.

Fjala e Idriz Efendiut dëgjohej me respekt në krejt këto vise,falë edhe shkollimit të lartë të tij në Stamboll,si edhe miqësisë së ngushtë me Abdyl e Sami Frashërin.E vërteta është se në fillim të shkurtit të vitit 1900,u organmizuan në Shkup,Tetovë e Dibër disa takime të fshehta të Idriz Efendiut me krerët e lëvizjes kombëtare në trevat e Maqedonisë shqiptare.

Në këto takime u përcaktuan jo vetëm die për realizimin e objektivave të shpallur.Ngase lëvizja e shqiptarëve në këto troje,ishte pothuaj në vlim,natën e 16 shkurtit 1900,mijëra kryengritës iu afruan qytetit të Shkupit të organizuar më së miri.

Në mëngjesin e datës 16 shkurt,sipas konsullit austriak në shkurt,Kral : „shqiptarë të armatosur janë grumbulluar në qendër të qytetit.Ata kanë rrethaur plotësisht zyrat e administratës turke,përfshi edhe ato të post-telegarfës”.(Arkivi i Institutit të Historisë-Tiranë.Sipas dokumentave të Vjenës.Informacioni i Konsullit Kral).

Autoritetet e larta ushtarake osmane,u përpoqën të ndërhyjnë menjëherë ushtarakisht,për të shuar këtë lëvizje që në orët e para të saj.

Por informatorët e tyre nuk vonuan të dërgojnë mesazhe se ndërsa në Shkupkishte vetëm 1000-1500 luftëtarë,në vise të tjera të Maqedonisë shqiptare,nën komnadën e Hamit Beut,Ahmet Cerkezit dhe disa kapedanëve të tjerë,ishin me mijëra forca të tjera të gatshme për t’i ardhur në ndihmë luftëtarëve të Shkupit.

Të ndodhur përballë faktit të kryer,autoritetet vendore turke u përpoqën të hyjnë në biseda me Idriz Efendiun dhe bashkëpuntorët e tij duke menduar se me disa lëshime të vogla,kjo lëvizje mund të shuhej.

Por e vërteta është se Idriz Efendi Gjakova,nuk ra në këto ujra kompromisi.Duke mbajtur të rrethuar administratën turke të Shkupit,Idrz Efendiu dhe udhëheqësit e tjerë të kësaj lëvizjeje,i dërguan një peticion Sulltanit ku i kërkonin largimin e menjëhershëm të Valiut të Kosovës,Mehmet Hafuz Pashës,të komandantit të Xhandarmërisë të Shkupit,të kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti si edhe gjithë nënpunësve të gjykatave.

Pos të tjerave,në këtë peticion si edhe gjithë nënpunësve të gjykatave.Pos të tjerave,në këtë peticion shprehej në mënyrë të hapur urrejtja e msave të gjëra popullore të Maqedonisë shqiptare për këto nënpunës të korruptuar të cilët pinin gjakun e fshatarëve të varfër duke sundur me një regjim të urryer despotik.

Për më tej,në këtë peticion që Valiu i Kosovës të zavendësohej me një shqiptar dhe të çelej rruga e arsimit shqip në katër vilajetet e banuara prej shqiptarëve.

Për të organizuar sa më mirë lëvizjen kryengritëse në fjalë,Idriz Efendi Gjakova së bashku me krerë të tjerë të atyre trevave,formuan komitetin e Shkupit,në të cilin suallën edhe mjaft prej kapedanëve të çetave luftarake të këtyre trevave.

Ishte pikërisht ky komitet,i cili i kërkoi Portës së Lartë,që në mënyrë urgjente të largonte konsullatën ruse nga Shkupi,spiunët e të cilës ishin vënë plotësisht në shërbim të qarqeve shoviniste serbo-bullgare.

“Në manifestimet e Shkupit u ndërthurën të dyja objektivat e Lëvizjes KombëtareShqiptare : lufta për sigurimin e vetqeverisjes së vendit,me përpjekjet për ruajtjen e tërësisë së trojeve shqiptare”.(Akademia e Shkencave e Shqipërisë.”Lëvizja Kombëtare 1896 – 1900 „ faqe 360 ).

Këtu duhet thënë se,Porta e Lartë,pat ndjekur me shqetsim të madh ngjarjet eShkupit.Me dekret të veçantë,nga Stambolli ishte pushuar menjëherë nga puna kryetari i bashkisë së Shkupit,si edhe disa nënpunës të administratës.Ndërsa Valiun e Kosovës,kryengritësit shqiptarë u njoftuan se do të dërgohej një ekip nga Stambolli ku do të shihej nga afër veprimtaria e tij.

Sigurisht atdhetarët e Maqedonisë shqiptare,nuk mund të kënaqeshin me këto masa,ngase ata patën kuptuar se regjimi despotik i kishte rrënjët shumë më thellë dhe jo tek një kryetar bashkie i korruptuar.Për më tej,Idriz Efendi Gjakova,nuk u bind që të bashkëpunonte me Valiun Hafiz Pasha për të qetsuar masat e revoltuara në Shkup,Tetovë,Gostivar e Kërçovë,Dibër e Strugë.

Dokumente të shumta arkivore,bëjnë me dije se nën komandën e luftëtarëve shqiptarë,në marsin e vitit 1900,u rreshtuan edhe qindra të krishterë maqedon të cilët patën ndjerë në kuriz të njejtën shtypje osmane si edhe shqiptarët.

Ambasadori gjerman i shkruante nga Stambolli qeverisë së tij lidhur me këtë problem,pos tjerash se ; “pakicat sllavo-maqedonase në Shkup,kërkojnë me shqiptarët,dëbimin e Valiut e të nënpunësve turq nga Shkupi”(Arkivi Institutit të Historisë,Tiranë.Arkivi gjerman i Bonit,Dokumenti 83).

Më 2 mars 1900,në xhaminë kryesore të Shkupit,rreth 2000 luftëtarë të armatosur shqiptarë të këtyre trevave,u tubuan trimërisht duke kërkuar që Porta e Lartë,të zbatonte deri në fund kërkesat e tyre.

Mjaft udhëheqës të çetave luftëtare,duke marrë fjalën,theksuan se besa e lidhur mes tyre,deri në flijim,ishte rruga e vetme për të shpëtuar njëherë e mirë nga sundimi osman.I trembur prej këtij tubimi,Valiu i Shkupit,i cili ndodhej i rrethaur prej qindra ushtarëve turq në garnizonin e qytetit,i kërkoi ndihmë Portës së Lartë.

Me këtë rast edhe ndihma nuk vonoi,përforcime me reparte të armatosura edhe me artileri,u nisën nga Selaniku për në Shkup,ndërsa forca të tjera osmane nga Manastiri ishin nisur që ma përpara në Shkup.Qëllimi i forcave osmane të dërguara nga Manastiri ishte që të ndalohej rreptësisht bashkimi i kryengritësve shqiptarë të Shkupit,me rrethinat e tij.

Në mëngjesin e 5 marsit,komandanti ushtarak i Shkupit kërkoi nga kryengritësit shqiptarë në Shkup,që të shpërndaheshin kinse brenda 4-5 ditëve,kërkesat e tyre do të zbatoheshin prej Portës së Lartë.

Por ndërkaq,nga kampi i kryengritësve shqiptarë,nuk vonoi përgjigjja e prerë se ata do të shpërndaheshin vetëm pas plotësimit të kërkesave të tyre.Përballë kësaj vendosmërie të popullsisë së maqedonisë shqiptare,Porta e Lartë vuri në balancë humbjet dhe dështimet që mund të pësonte.

Për më tej,nga burime të sigurta informacioni,komanda e lartë ushtarake e Stambollit,ishte në dijeni të planeve të kryengritësve shqiptare të Tetovës,Gostivarit,Kërçovës,Dibrës e Strugës të cilët nuk do të lejonin përparimin e ushtrisë osmane që vinte nga Manastiri e Selaniku,për në qytetin e Shkupit.

Ishte kjo arsyeja që në 13 mars 1900.me ferman të veçantë nga Stambolli:”largohet valiu i Kosovës,Mehmet Hafiz Pasha dhe në vend të tij emërohet Reshat Beu”.(Arkivi Institutit të Historisë – Tiranë.Sipas dokumentave të Vjenës.Dokumenti 54 dt. 13 mars 1900 ).

Parë në kënvështrim historik,heqja e valiut të Kosovës,ishte dhe mbetet një fitore e madhe për krejt lëvizjen kombëtare shqiptare.Ndonëse kjo ishte vetëm njëra prej kërkesave të kryengritësve të popullsisë së maqedonisë shqiptare,ngjarja nuk mund të kalonte pa jehonë.Ajo u përshëndet prej atdhetarëve si në katër vilajetetshqiptare ashtu edhe në Stamboll,Sofje,Bukuresht e deri në Egjypt.

Madje këtë fitore të shqiptarëve, e ndoqën me kureshtje edhe qarqet diplomatike evropiane. Por heqja e Mehmet Hafiz Pashës,nuk do të shihej me sy të mirë prej politikës ruse të kohës, e cila në çdo rast,ishte zëdhënëse e synimeve shovene serbo-bullgare në Ballkan.

E vërteta është se ambasadori rus në Stamboll,qe takuar disa herë për këtë problem me vetë Sulltanin,duke dashur së paku,të mos hiqte dorë nga synimet në Ballkan,për të qetësuar sadopak shqiptarët, e ndërmori këtë hap në kundërshtim edhe me mesazhet e ardhura prej Rusie.Sidoqoftë,kryengritësit shqiptarë,në treavat e tyre autoktone në Maqedoni,në këtë rast,nuk i çuan deri në fund objektivat e tyre.

Që me shpalljen për largimin e Mehmet Hafiz Pashës,komandanti i Shkupit u duk se pati një frymë nënvleftësimi ndaj ngjarjeve që pësuan.Qindra luftätarë nëShkup u lanë të shkojnë në shtëpitë e tyre duke e çuar lëvizjen kryengritëse në këtë mënyrë drejt kahjeve negative përsa i përket qëllimeve kryesore.

Ka qenë pikërisht ky momenti që shfrytëzoi Porta e Lartë,për të goditur lëvizjenshqiptare në përgjithësi dhe kryengritjen e Shkupit në mënyrë të veçantë.

Forca të mëdha ushtarake osmane,rrethuan qytetin dhe hynë brenda,në datën 16-17 mars 1900.Ata mundën të zbrapsin disa rezistenca sporadike të luftëtarëve shqiptarë dhe nuk munguan të shfaqin sërish fytyrën e vërtetë të tyre.

Kështu,ndonëse Valiu i ri i Kosovës,pat shpallur amnisti për krejt organizatorët e komitetit të Shkupit,më 18 mars,në mënyrë të befasishme dhe tejet konspirative,ata arrestojnë në shtëpinë e vet, Idriz Efendi Gjakovën,së bashku me të birin 18 vjeçar,”të cilët u dërguan në Stamboll të lidhur dhe të shoqëruar nga një kompani ushtarësh”.( Arkivi i Institutit të Historisë -Tiranë, dokumenti 42, datë 19 mars 1900 ).

Po kështu formacionet e xhandarmërisë osmane,vepruan edhe me krerët tjerë të lëvizjes së Shkupit,të cilët patën udhëhequr kryengritësit shqiptarë,në Tetovë,Gostivar,Kërçovë e rrethina.Madje shumë prej këtyre prijësave popullorë u dërguan syrgjym në shkretirat e anadollit,ashtu si kundër atdhetari Idriz Efendiu u dërgua në Bitlis.

Popullsia shqiptare në Maqedoni,ndonëse nën masa të rrepta represioni,bëri një tjetër përpjekje për t’u organizuar,duke ndjerë sigurisht shijen e hidhur të zhgënjimit.

Tashmë ishte atdhetari Ali Dibrani i cili mori përsipër organizimin e luftëtarëve shqiptarë të Shkupit e rrethinave.Në shtëpinë e tij,në Shkup,më 19 mars 1900 u mblodhën disa prijës shqiptarë të cilët i patën shpëtuar reprezaljeve osmane.

Ata lidhën sërish besën dhe më 20 mars,rreth 3000 burra u tubuan në sheshin përpara xhamisë kryesore.Kërkesa kryesore e tyre ishte lirimi i Idriz Efendi Gjakovës dhe për më tej,autoriteteve vendore iu bë e qartë se nëse kjo nuk do të ndodhte,atëherë shqiptarët e armatosur do të marshonin drejt Stambollit.Autoritetet e larta osmaneShkup,kërkuan menjëherë ndihmën e Valiut të Kosovës Reshat Beut,i cili nuk vonoj të shkonte në Shkup.

Për më tej me dhelpërinë që e karakterizonte,ai u përpoq të shuante çdo gjurmë të kësaj lëvizjeje,duke hyrë në bisedime të fshehta me prijësat shqiptarë,me çrast u premtoi atyre dhe grada në ushtrinë osmane.

Por këto përpjekje të Reshat Beut,përgjithësisht dështuan.Përkundrazi tendencave osmne për të shuar lëvizjen në fjalë,u konturua sërish Komiteti iShkupit i cili nisi të organizojë në fshehtësi të madhe,formacionet luftarakeshqiptare.Burime të shumta të dokumentave të Vjenës,na bëjnë me dije se popullsia e Maqedonisë shqiptare,dijti të ngrihet mbi valët e urryera të terrorit osman.

Në muajt prill-maj,ndonëse në mënyrë jo të bujshme lëvizja u ndje edhe në Tetovë e Gostivar,ku mijëra luftëtarë,shprehin vendosmërinë e tyre për të marshuar në drejtim të Stambollit,për të liruar prijësin popullorë,intelektualin arsim dashës,burrin e mençur Idriz Efendi Gjakova.

Është kjo arsyeja që vetëm një muaj më pas,Porta e Lartë e shqetsuar,shpalli faljen e këtij atdhetari dhe premtoi të kthente ate në Shkup,me të vetmin kusht që „të mos përzihet në asnjë mënyrë,në çështjet që kishtin të bënin me administrimin shtetërorë”(Arkivi i institutit të Historisë-Tiranë,sipas dokumentave të Vjenës,numër 199 ).

Sigurisht,lëvizja e Shkupit shkurt-shtator 1900,pati rëndësinë e saj.Kjo lëvizje rezonoi jo vetëm në kohë edhe në hapsirë.Lidhjet e saj,sidomos me lëvizjen në Kosovë ishin tejet të afërta.

Ndërsa luftëtarët e Maqedonisë shqiptare,ishin vënë në përleshje me armë ndaj ushtrisë osmane,ishin atdhetarët e Kosovës verilindore,të cilët patën kryer luftime të sukseshme ndaj forcave serbe në kufijtë shqiptarë.Kështu jepej sinjali i madh,se shqiptarët duhej të luftonin sa për çlirimin kombëtar të tyre,aq edhe për ruajtjen e kufijve të shenjtë.Mesazhet që vinin prej Maqedonisë shqiptare ishin tejet të qarta:vetëm fjala nuk mjaftonte.

Duhej fjala,pushka e zemra e pafriguar,së bashku.Pikërisht në këtë periudhë,Porta e Lartë dërgoi në Shkup,të ashtuquajturin „komision të reformave” të kryesuar nga Haki Beu.

Kinse për reforma ushtarake si edhe nevoja të tjera të administratësosmane,sulltani pat dekretuar shtimin e taksave ndaj shqiptarëve,të shoqëruara këto me masa të egra ndaj atyre që nuk i zbatonin.Por Haki Beu,ndonëse i ra pëllëmbë për pëllëmbe viseve të Maqedonisë shqiptare,askund nuk mblodhi asnjë grosh dhe u detyruan të marrë rrugën për në Kosovë.

Luftëtarët shqiptarë të këtyre trevave,me pushkën në krah e sakrificën sublime për të mos e kursyer jetën për fatet e atdheut,rrëfyen se ishin shembull i admirueshëm i zgjimit të vetëdijes sonë nacionale.

Kjo lëvizje,pati sigurisht ndikimet e veta jo vetëm në Kosovë por edhe në trevat tjera si Korça,Pogradeci,Kolonja,Elbasani e deri në Çamërinë e largët ku patriotët çamë ngritën zërin në Evropë,në përkrahje të ideve që gjeneroi lëvizja e Shkupit.

Ndonëse e lënë në harresë prej historiografisë shqiptare,ngjarja në fjalë,po aq sa tronditi stambollin,mundi të tregojë edhe në Evropë se fati i trojeveshqiptare,përpara se të lidhej me politikën e kulisave të fuqive të mëdha ishte i lidhur pikërisht me fatin dhe jetën e bijve të shqipes.

Please follow and like us: